Një adoleshente që ishte duke e kaluar rrugën afër shtëpisë së saj përderisa po luante Pokemon Go, mbeti viktimë e një goditjeje nga vetura, e cila e çoi atë në spital.

Adriana Boss, 16 vjeçe, ishte në shtëpinë e saj në Florida, kur pa në aplikacionin Pokemon Go se afër shtëpisë së saj kishte pokemona, raporton News Journal Online.

Ajo i kërkoi leje nënës së saj që të shkonte t’i gjente pokemonët, më pas kaloi rrugën me skejtbordin e saj, dhe u godit nga një veturë, transmeton Gazeta Express.

Vajza i tha nënës së saj se e kishte shikuar rrugën dhe se kishte parë që nuk kishte ndonjë veturë duke ardhur.

Por, në kërkim të pokemonëve, vajza u godit nga vetura dhe mbeti me lëndime serioze.

12 COMMENTS

Comments are closed.