Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar hetim për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.
Ky hetim është kërkuar, pasi kreu i gjykatës së Shkodrës ka fshehur dokumentin që tregon vendimin e shkurtuar penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit Artan Dragani.
Dragani mban postin e kancelarit të gjykatës së shkallës së parë. Ai është dënuar për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal.
Dokumenti i fshehur nga Arben Zefi është vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku deklarohet fajtor Artan Dragani për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”./ Pamfleti.com

3 COMMENTS

Comments are closed.