Psikologët kanë bërë një listë me ëndrrat më të zakonshme edhe pse shumë prej tyre kanë hequr dorë nga interpretimi i tyre. Por Ian Wallace nuk ka ndërmend ta bëjë. Ai ka interpretuar rreth 150 000 ëndrra gjatë 30 vjetëve të punës së tij si psikolog.

9 – Kur gjen një dhomë boshe

Dhomat në një shtëpi përfaqësojnë aspekte të ndryshme të karakterit tuaj. Në këtë mënyrë, gjetja e një dhome të papërdorur sugjeron se ju po zbuloni një talent që nuk e dinit se e kishit.

8 – Kur je në një mjet që ka dalë jashtë kontrollit

Makina përfaqëson aftësinë tuaj për të ecur përpara drejt një objektivi specifik. Në realitet ju mund të ndieni sikur nuk keni kontrollin e nevojshëm në rrugën drejt suksesit.

7 – Kur bie nga një lartësi

Të shohësh në ëndërr veten sikur po bie nga një lartësi tregon se ju po mbaheni varur pas një situate në realitet.

6 – Kur fluturon

Aftësia për të fluturuar sugjeron se e keni çliruar veten nga rrethana që ju kanë munduar në jetën reale.

5 – Kur jeni i papërgatitur për provim

Provimet përfaqësojnë mënyrën se si ju e gjykoni veten. Kjo lloj ëndrre tregon se po e qortoni performancën tuaj në jetën reale.

4 – Kur je i zhveshur në publik

Ne i zgjedhim rrobat për të krijuar një imazh te njerëzit që na rrethojnë. Të jesh lakuriq në publik tregon se ka një situatë në jetën reale që ju bën vulnerabël dhe të ekspozuar.

3 – Kur nuk gjen tualet

Tualetet janë mënyra më e pastër për t’iu përgjigjur disa nevojave bazë, kështu që nëse shihni këtë lloj ëndrre do të thotë se keni një problem në jetën reale, ku e gjeni të vështirë të shprehni atë që e keni të nevojshme.

2 – Kur të bien dhëmbët

Dhëmbët simbolizojnë fuqinë dhe besimin në vetvete. Kjo do të thotë që në jetën reale diçka po ju bën të dyshoni në aftësitë tuaja.

1 – Kur të ndjekin

Keni një çështje në jetën reale, me të cilën duhet të përballeni, por nuk dini se si ta bëni këtë.

3 COMMENTS

Comments are closed.