Besohet se iPhone nuk do të hyjë në prodhim deri në shtator, që sugjeron se përdoruesit e iOS nuk do të mund ta kenë celularin në duar deri në tetor.

Kjo shtyrje është si pasojë e sensorit të gishtit që Apple pritet ta zëvendësojë me TouchID, pasi që kompania është duke e ndërtuar sistemin e vetë dhe ka nevojë për më shumë kohë për ta prodhuar, transmeton Gazeta Express.

Raportet rreth iPhone 8 filluan të dalin në ueb vetëm pak muaj pasi Apple lansoi iPhone 7. Megjithatë, sipas raportit të ri nga DigiTimes, kompania mund ta shtyjë datën e lansimit.

6 COMMENTS