Shoferi i pensionuar Recep Gurlu (59) i cili jeton në Eskisehir të Turqisë, nuk heq dorë nga automjeti i tij i modelit “Murat 124” plot 40 vjet, të cilin e ka blerë në vitin 1976, makinë e cila në mesin e popullit njihet si “Haxhi Murat”.

Gurlu në deklaratën për gazetarin e AA-së theksoi se për shkak se ka dashuri ndaj automjeteve me vite ka punuar si shofer dhe më pastaj është pensionuar. Ai tha se veçanërisht ka interes ndaj automjeteve klasike.

Ai automjetin Murat 124 e ka blerë në vitin 1976 duke e mirëmbajtur në formën orgjinale. “Nuk ndahem kurrë nga automjeti. Automjeti është gati se gjithçka për mua. Mund të them se e trajtoj si një mjek”, tha ai.

– “Sipas meje nuk mund të vlerësohet me ndonjë vlerë materiale”

Më tej Gurlu u shpreh se ka bërë përpjekje të mëdha që ta ruaj automjetin në formën e tij origjinale.

“Në vitin 1976 u martova dhe të njëjtin vit e bleva automjetin Murat 124 të cilin ende e përdor. Në vitin 1976 u ‘takova’ edhe me bashkëshorten dhe me automjetin tim. Këtë vit e festojmë 40 vjetorin e martesës tonë dhe ditëlindjen e veturës time”, tregon Gurlu.

Ai gjithashtu thotë se ka një makinë të modelit të ri por për “Haxhi Murati” ndjen një kënaqësi të ndryshme. “Sado që jam i stresuar dhe i lodhur, në rast se bëj një shëtitje me automjetin pushoj”, tha shoferi i pensionuar.

3 COMMENTS

Comments are closed.