Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavushoglu ka thënë të hënën se Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj në Austri.

“Ne kemi tërhequr ambasadorin tonë në Vjenë për konsultime dhe për të shqyrtuar marrëdhëniet tona me Austrinë”, tha Cavushogllu për agjencinë turke të lajmeve Anadolu. Më parë edhe agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavushogllu, kishte thënë se ambasadori austriak ishte thirrur në Ministrinë e jashtme të Turqisë, në lidhje me çështjen se Austria ka mbështetur një tubim të mbajtur nga grupi militant kurd PKK.

3 COMMENTS

Comments are closed.