Nga Fiona Macdonald

“Science Alert”

Nuk është sekret që planeti ynë gjendet në vështirësi serioze. Në 8 gusht të këtij viti, ne përdorëm tashmë burimet që duhet t’i kishim konsumuar për një vit të plotë. Por ndërsa shpesh mund të ndjehemi të pafuqishëm për të ndaluar ngrohjen globale apo rritjen e nivelve të oqeanet deri në pikën ku Toka nuk është më e banueshme, ndërsa shkencëtarët nuk janë ende pranë gjetjes së një zgjidhje. Në fakt, këta të fundit propozojnë vazhdimisht mënyra mjaft novatore, për të zgjidhur problemet më të mëdha të njerëzimit. Më poshtë po paraqesim vetëm disa nga përparimet e mahnitshme që ndodhin kur përplasen shkenca dhe mjedisi:

1. Thithja e dioksidit të karbonit nga ajri dhe kthimin e tij në karburant

Kërkuesit në Kanada kanë zhvilluar një pajisje që mund të përthithë ajrin e tejndotur me dioksid karboni CO2, dhe ta shndërrojë atë direkt në karburant. E zhvilluar në kuadër të projektit të quajtur “Carbon Engineering”, dhe pjesërisht e financuar nga Bill Gejts, sistemi punon duke thithur CO2 nga ajri, dhe pastaj e kombinon atë me hidrogjenin e ndarë nga uji, për të prodhuar karburant hidrokarboni.

Procesi mundësohet tërësisht nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, por deri tani prototipi mund të përthithë vetëm rreth 450 tonë CO2 në vit – çka nuk është një sasi e madhe në një shumë totale prej rreth 40 miliardë tonë karbonë, që emetohet në atmosferë çdo vit nga njerëzit. Por sistemi mundet të zgjerohet lehtësisht, dhe një version më i madh do të nisë punën në vitin 2017, dhe që pritet të prodhojë 400 litra benzinë apo naftë në ditë – e gjitha nga karboni që gjendet në ajër, në vend të lëndëve djegëse fosile.

2. Krjimi i krimbave që të hanë mbeturinat tonë plastike

Deri në vitin 2050, është parashikuar se në oqeane do të ketë më shumë plastikë sesa peshq, dhe shumica e saj grumbullohet nga plehrat që hedh çdo ditë në kosh secili prej nesh, si qese plastike apo gota plastike kafeje. Por për herë të parë në fund të vitit të kaluar, studiuesit gjetën baktere brenda zorrës së krimbave, të cilat mund të shpërbëjnë në mënyrë të sigurtë plastikën.

Në fakt, ekipi tregoi se këta krima për fat të mirë mund të jetojmë me konsumin e polisterolit dhe plastikës, çka do të thotë se ato mund të përdoren për të shpërbërë mbeturinat në mënyrë të sigurtë, para se të përfundojnë në landfillde apo oqeane. Tani për tani, do të duhen shumë krimba për të ngrënë të gjitha mbeturinat që ne prodhojmë, por ekipi është duke kërkuar të zbulojë se cila enzimë është përgjegjëse për zbërthimin e plastikës, dhe shpreson të arrijë ta bëjnë këtë proces më të efektshëm.

3. Pastrimi i mbeturinave në oqean përmes një rrjete gjigante

Për sasinë e lëndës plastike që ndodhet tashmë në oqean, 22-vjeçari Bojan Slat ka dalë me një plan tjetër. Dy vjet më parë, ai propozoi krijimin e një filtri gjigand në formë V-je, dhe bashkimin e tij në fund të detit, në mënyrë që vektorët natyrorë të erërave dhe rrymave të oqeanit të mund të mbledhin plehrat për ne. Në fillimisht u duk një ide mjaft e çmendur, por tashmë është ndërtuar një prototip që ka mbështetjen e 15 universiteteve, dhe një fushatë të suksesshme financimi. Gjithmonë nëse dikush do të mund ta vërë atë në punë…

4. Krijimi i reve të diamantit

Përdorimi i gjeoinxhinerisë për të krijuar re artificiale, është propozuar si një masë ekstreme për të ulur temperaturën e planetit tonë. Në të kaluarën, shkencëtarët patën sugjeruar pompimin e sasive të mëdha të dioksidit të squfurit në atmosferë – e njëjta substancë që çlirohet gjatë shpërthimeve vullkanike, të cilat dikur e kanë ftohur n djeshëm planetin.

Por, dioksidi i squfurit ka ndërkohë efekte negative tek planeti dhe jeta e kafshëve, dhe nuk është i shëndetshëm për frymëmarrje, kështu që shkencëtarët e Harvardit kanë dalë me një ide tjetër – shpërndarjen e tonelatave pluhur alumini dhe diamanti në atmosferë. Ideja është që ky pluhur, ashtu si dioksidi i squfurit, do të reflektojë rrezet e diellit, duke e mbajtur Tokën të freskët për më shumë kohë – pa efekte anësore toksike. Kërkimi është ende në fazat e para, por është mirë të dimë që nëse situata përkeqësohet shumë sa për ndërhyrjen e gjeoinxhinerirsë, të paktën tani do të kemi më shumë shpresë se gjërat do normalizohen.

5. Përdorimi i dronëve për të rimbjellë pemët

Për pyjet e Tokës që janë duke u prerë më shpejt nga sa mund të rigjenerohen, ish-inxhinieri i NASA-s, Loren Fleçer ka dalë me një zgjidhje të zgjuar – përdorimin e dronëve për të mbjellë 1 miliardë pemë të reja në vit. Ideja e mbështetur nga kompania “BioCarbon Engineering”, është se njerëzit nuk janë më në gjendje të zëvendësojnë të gjitha pemët që ne presim çdo vit për strehim, tokë të re bujqësore dhe prodhimin e letrës.

Përderisa janë zhvillimet në teknologji ato që na e krijuan këtë problem, pse të mos jetë po teknologjia ajo që ta zgjidhë atë? Falë zhvillimeve të fundit me dronët, është e mundur të kemi pajisje ajrore që jo vetëm të hedhin farat, por edhe të ujisin dhe monitorojnë rritjen e pemëve të reja, e gjitha kjo pa patur nevojë që njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre.

”Shkatërrimi i pyjeve të tokës për shkak të lëndëve drusore, minierave, bujqësisë, dhe zgjerimit urban shfaros 26 miliardë pemë çdo vit. Ne besojmë se kjo shkallë shpyllëzimi industrial, mund të luftohet më mirë duke përdorur teknologjitë më të fundit të automatizimit”- thuhet në uebsajtin e “BioCarbon Engineering”.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/ja-se-si-shkencetaret-te-shpetojne-boten-nga-shfarosja/ […]

Comments are closed.