Tashmë klientët e Apple mund të blejnë direkt nga faqja “online” e kompanisë amerikane, smartfonë “iPhone 7” apo “7 Plus” pa kontratë, që do të thotë se mund të pranojnë çdo lloj karte SIM.

Mjafton të paguani çmimin e plotë të smartfonit që dëshironi të bleni, e që nis nga 649 dollarë për iPhone 7 dhe 769 dollarë për iPhone 7 Plus duke zgjedhur opsionin “SIM-Free” në të djathtë të faqes.

Duke e blerë direkt nga ëebfaqja e Apple smartfonin iPhone 7 apo 7 Plus nëse e keni të mundur, mund të paguani shumë më pak në krahasim me çmimet nganjëherë qesharake të tregut shqiptar, ku një iPhone 7 apo 7 Plus mund të shkojë 1 milion lekë të vjetra, apo edhe më shumë.

10 COMMENTS

Comments are closed.