Fundi i botës mund të vijë në mënyra të ndryshme. Por, këtu e kemi fjalën për shkaktarët e fundit të botës, të cilët mund të parandalohen

Lufta bërthamore Ne, si njerëz, jemi për nga natyra vetëshkatërrues. Gjasat që, një ditë, do të bëhemi aq idiotë dhe do t’ia fillojmë një lufte shkatërruese bërthamore, duken ende tepër të larta. A nuk do të ishte ironike kjo, që ne, njerëzit, plot me krenari dhe arrogancë të përfundojmë duke e shkatërruar vetveten? Por, sado i madh që është rreziku nga një fund nuklear i botës, ky shkaktar mund të evitohet në tërësi. E tëra që duhet të bëjmë, është që të pushojmë së qeni budallenj, por historia tregon se kjo di të jetë tepër e vështirë.

Sëmundjet artificiale E kemi fjalën për sëmundjet e krijuara në laborator, për të cilat njerëzit nuk kanë fare imunitet. Këta shkaktarë të sëmundjeve mund të konsiderohen edhe si armë biologjike. Shkaktarët e një sëmundjeje të tillë me gjasë duan që t’i shkatërrojnë vetëm kundërshtarët e tyre, por këto sëmundje mund të dalin jashtë kontrollit dhe të çojnë edhe deri te fundi i njerëzimit. Edhe kjo metodë është tërësisht e parandalueshme.

Ajri i ndotur Mund të besoni në ngrohjen globale, apo jo. Kjo nuk është punë për ne. Por, duhet ta dini se ajri që e thithim, mund të bëhet egjel për ne. Në Nju- Delhi, Indi, tanimë ndotja e ajrit është njëri ndër shkaktarët kryesorë të vdekje. Në Kinë, smogu është aq problematik, saqë njerëzit duhet të vejnë maska në fytyrën e tyre. Edhe ky shkaktar potencial i shkatërrimit të botës mund të parandalohet, mjafton që të ekzistojë dëshira.

Goditja e asteroidit Ky rrezik, sikur ai që ka të bëjë me stuhitë diellore, duket sikur ato fundet e botës, të cilat shpejt do të shkatërronin çdo gjë në tokë. Por, të paktën në filmat e Hollividit, një shkaktar i tillë i fundit të botës është në tërësi i evitueshëm. Vetëm i ndërrohet drejtimi asteroidit. Kaq! Apo, ekziston edhe një mënyrë tjetër, që të bombardohet asteroidi, ende pa u ndeshur me Tokën. Tanimë mendohet që NASA ta vendosë një asteroid në orbitë të Hënës. Pra, asgjë nuk është e pamundur.

6 COMMENTS

Comments are closed.