kam

“Mos pafsh keq këtu tek ne, se për shtetin të ardhttë… ç’të themi”, është kjo shprehja që dëgjojmë çdo ditë në biseda me persona të ndryshëm dhe për fatin e keq, duket të jetë e vërtetë.

Një rast mjaft i rëndë na vjen mëngjesin e sotëm nga Kamza, ku sipas një qytetareje që raporton për JOQ.al, një person humbi jetën vetëm sepse ambulanca nuk erdhi në kohë.

Ajo shkruan se personi kishte probleme me tensionin dhe kjo i kishte shkaktuar komplikacione shëndetësore, ndaj menjëherë ambulanca është njoftuar, por duket se nuk ka pasur ndërmend të vijë.

Ka ardhur pas një ore, atëherë kur gjithçka kishte mbaruar”, shkruan qytetarja.

Di vetëm që erdhi gjallë, doktorët e shikonin dhe nuk e nxirrnin nga makina. Ka një orë, askush nuk e shihte me sy”, shton ajo.

Është për të ardhur keq që, çdo ditë dëgjojmë qeverinë të bërtasë me të madhe për profesionalizëm në shëndetësi, atë “shëndetësinë falas” dhe në fakt… realiteti, është ky!/JOQ

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 26571 more Info on that Topic: epavarura.com/ja-si-rri-i-vdekuri-ne-kamez-ka-nje-ore-dhe-ambulanca-nuk-vjen/ […]

Comments are closed.