Do të përmendim disa shenja që njihen me to këta mashtrues dhe dexhallë, që të mos shfajësohen muslimanët pastaj që nuk i njohim magjistarët e sharlatanët. Në qoftë se gjen një nga shenjat, të cilat do t’i përmendim më poshtë, dije pra, se ai në të cilin ti shkon është magjistar, sharlatan dhe fallxhor.

Mënyrat e tyre

-E pyet të sëmurin për emrin e tij dhe emrin e nënës së tij.

-Merr diçka nga gjërat e të sëmurit si rroba apo diçka tjetër.

-Ndonjëherë kërkon kafshë, me cilësi të caktuara nga vetë ai dhe që të theret, duke mos e përmendur emrin e Allahut dhe lyen me gjakun e kafshës vende në trupin e të sëmurit.

-Shkruan hajmali në gjuhë jo të kuptueshme.

-Lexon magjira dhe hajmali të pakuptueshme.

-Ndonjëherë i jep të sëmurit ndonjë mbulesë.

-E urdhëron të sëmurin që të mënjanohet nga njerëzit për një periudhë kohore, e urdhëron që të futet në një dhomë në të cilën nuk hyn drita e diellit, që të jetë kjo dhomë e errët shumë, dhe që të qëndrojë në të dyzet ditë, apo më shumë. Nuk ka problem në qoftë se i sëmuri preket nga ndonjë sëmundje tjetër në fytyrë apo lëkurë, dhe me këtë rrugë që zgjedh magjistari është urim dhe mirëseardhje për hyrjen e xhinëve tek dhoma e të sëmurit që njerëzit e quajnë qeli burgu.

-Ndonjëherë e urdhëron të sëmurin që të mos e prek ujin për një periudhë të caktuar, afërsisht dyzet ditë.

-I jep të sëmurit gjëra që t’i gropos në tokë apo t’i vendos ato në shtëpi.

-I jep të sëmurit letra që t’i djeg, apo të tymoset me to.

-Ndonjëherë parashikuesi apo fallxhori e lajmëron të sëmurin për emrin e tij, emrin e babait të tij, ku jeton ai, e të tjera si këto, por kjo nuk tregon që ai di të fshehtën kurrë, të fshehtën e di vetëm Allahu i Madhëruar, i Vetëm e i pa shok.

Por, ky parashikues apo fallxhor ka një shejtan prej xhinëve, i cili e ndjek kudo, dhe ka shejtanë të tjerë, të cilët e ndihmojnë atë në qoftë se mohon Allahun e Madhëruar. Shejtani i fallxhorit shkon tek shejtani i të sëmurit siç na ka lajmëruar Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):

“Çdonjëri prej nesh ka një shejtan prej xhinëve, i cili e ndjek atë dhe di emrin e tij, vendin ku jeton ai, emrin e babait, emrin e gruas së tij dhe çdo gjë që lidhet me të.”

Pastaj vjen shejtani (xhini) i fallxhorit dhe pyet shejtanin xhin të sëmurit dhe ai e lajmëron shejtanin (xhin) të fallxhorit për emrin e të sëmurit, emrin e babait, emrin e gruas të tij, ku banon ai e të tjera si këto. Mbasi mori  këto informacione shejtani (xhin) i fallxhorit kthehet tek fallxhori dhe pëshpërit në veshin e tij dhe e lajmëron për këto gjëra.

-Shkruan sëmundje në ndonjë letër me shkronja të ndara dhe të pakuptueshme.

Ndonjëherë shkruan ajete kur’anore me shafran, një lloj bime që i vjen erë e mirë për t’i mashtruar njerëzit, e i shkruan këto ajete në një fletë të bardhë, por në këto ajete ka shkronja të prera dhe fjalë të pakuptueshme, dhe këto ajete, të cilat i ka shkruar në këtë letër të bardhë, e cila letër i jepet të sëmurit për ta pirë, këtë metodë e quajnë njerëzit “shuarje”.

-Nga shenjat e tyre janë gjithashtu: shthurja dhe kundërshtimi i tij në pamjen e jashtme si p.sh.: e urdhëron të sëmurin që të rruajë mjekrën, i bën vërejtje për veshjen e tij, e urdhëron që t’i zgjas mustaqet dhe thonjtë, e urdhëron që të pijë duhan, e urdhëron për çdo gjë që bie në kundërshtim me dispozitat dhe sheriatin islam.

Këto janë disa nga shenjat vëllai dhe motra ime muslimane dhe në qoftë se gjeni ndonjërën prej këtyre shenjave, shmanguni dhe rrini larg këtyre personave, këtyre mashtruesve, të cilët u bëjnë keq njerëzve dhe mohojnë Allahun e Madhëruar, Sunduesin e Krijuesin e çdo gjëje.

Llojet e magjive

– Magji, e cila bëhet shkak për ndarjen midis burrit dhe gruas.

– Magji, e cila bëhet shkak për tersllëk.

– Magji, e cila të bën për vete (joshëse, tërheqëse).

– Magji hipnotizuese apo imagjinare.

– Magji marrëzore apo e çmendur.

– Magji e ngadaltë.

– Magji bërtitëse.

– Magji sulmuese.

– Magji, e cila bëhet shkak që të sëmuret apo të vdes personi.

– Magji hemorragjike.

Zemra e njeriut mbushet plot mjerime, hidhërime, vesvese, shqetësime, brengosje dhe ankesa. Mbushet shtëpia plot probleme grindje, sharje, armiqësi dhe antagonizëm. Shikon ndonjërin nga ata magjistarë apo fallxhorë kur hyjnë në shtëpinë e tij, i ngushtohet gjoksi, indinjatë në zemrën e tij, mungon buzëqeshja në fytyrën e tij. Në vend që të takojë gruan e tij, të përqafojë fëmijët e t’u buzëqesh atyre e të jetë dashamirës me ta, e shikon atë me fytyrë të vrenjtur, të nxirë dhe gjuhë të pacipë. Në qoftë se e takon gruan e tij i shtohet më shumë grindja, ngatërresa dhe problemi midis tyre. Ai nuk ndan me gruan e tij ngrohtësinë, përzemërsinë dhe mëshirën. Gjendja e tij bëhet qortuese, e hidhëruar dhe e shthurur.

1 COMMENT