Të gjithë mendojmë se ushqimeve pasi u kalon data e skandencës nuk mund të konsumohen. Por kjo nuk vlen për të gjitha ushqimet, ka prej tyre që mund të vazhdojmë t’i konsumojmë. Kështu kanë ranë dakord ekspertët e kësaj fushe.

Dan Cluderay, pronari i uebsajtit “Approved Food” (ka listuar ushqimet që mund të konsumohen pa problem edhe pas skadencës.

Qumështi

Qumështi mund të konsumohet deri në momentin kur ai mund të mbajë erë të keqe dhe të trashet.

Vezët

Për të kuptuar se vezët janë ende të mira, mjafton të përdorni një “metodë të gjyshes” duke i vendosur ato në një enë me ujë: nëse dalin në sipërfaqe ose “notojnë” ato duhet t’i hidhni (në brendësi të tyre mund të jenë grumbulluar baktere dhe gaz). Por nëse zhyten, do të thotë se janë akoma të mira.

Patatinat

Sasia e madhe e kripës e pranishme në brendësi të pakos me patatina bën që ato të konsumohen për një kohë të gjatë.

Kosi me fruta

Këtë gjë e dinë shumë pak njerëz: kosi me fruta mund të zgjasë gjashtë javë pas datës së skadencës. Në rastin kur krijohet myk sipërfaqësor, mjafton ta hiqni me një lugë dhe të hani pjesën e fundit.

Çokollata

Diskutim i njëjtë si ai për patatinat, por në këtë rast ajo që garanton konsumimin e saj edhe pas skadencës, është sasia e sheqerit.

Djathi i ndenjur

Nëse krijohet pak myk është e thjeshtë ta hiqni me një thikë. Ndërkohë, kujton Cluderay, shumë djathëra (si për shembull gongorzola) janë të bërë me myk.

Ketçapi

Nëse mbahet në një vend të freskët, të thatë dhe në frigorifer, ketçapi mund të konservohet edhe për një vit pas datës së skadencës.

Frutat dhe perimet

Në këtë rast vlen rregulli i mendimit praktik: nëse nuk kanë myk dhe nuk janë të qullëta, atëherë frutat dhe perimet mund të hahen pa asnjë problem.

Orizi

Orizi mund të zgjasë disa muaj ose madje edhe vjet nga data e përcaktuar si afat përfundimtar konsumimi.

Buka

Edhe pse mund të jetë pak e ndenjur ose e thatë, buka gjithsesi mund të ngrohet në furrë. E rëndësishme është ta kontrolloni mirë për myk në sipërfaqe dhe në brendësi.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 14648 more Information to that Topic: epavarura.com/ja-ushqimet-qe-mund-te-konsumohen-edhe-pas-dates-se-skadences/ […]

Comments are closed.