Një i ri u zhvesh lakuriq dhe u hodh në një kopsht zoologjik me luanë. I riu nga Kili, Franco Ferrada është 20 vjeç dhe në momentin e hedhjes tha se ishte profet dhe se ishte dërguar nga Perëndia përpara se të hidhej në tufën e luanëve.

Ngjarja ndodhi në një kopsht zoologjik në Santiago të Kilit të shtunën, duke lemerisur të pranishmit.

Ai kishte lënë edhe një shënim duke shkruar se ishte profet dhe se shpallte fundin e botës që sipas tij ishte afër. I riu është jetim pasi nëna e tij ka ndërruar nga kanceri i gjirit, ndërsa babai është një alkoolist.

“Apokalipsi ka ardhur, dhe unë e di kur do të vijë. Unë jam profeti dhe jam kthyer për popullin tim”, shkruante ati.

Nuk është e qartë nëse ai po tentonte t’i jepte fund jetës, edhe pse dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se ai u foli mbi heroin biblik Daniel, i cili ishte hedhur mbi luanët dhe se ishte shpëtuar nga një engjëll.

Ndryshe nga heroi biblik, 20 vjeçari u sulmua nga kafshët e egra por fatmirësisht arriti të mbijetonte. Ai u dërguar me shumë plagë në spital.

Sipas miqve, të riu i ka vdekur e ëma 10 vite më parë ndërsa ishte braktisur nga babai alkoolist, i cili konsumonte sasi të mëdha alkoolit që prej humbjes së bashkëshortes.

3479d2c500000578-3602819-image-m-3_1463872898888

3479987a00000578-0-a_20_year_old_man_took_off_his_clothes_and_broke_into_a_lion_enc-a-19_1463869433771

3479986600000578-0-zoo_keepers_killed_the_lions_to_save_the_man_who_was_gravely_inj-a-20_1463869446077

 

/Ora News/