Qindra UFO janë filmuar duke u larguar nga sipërfaqja e hënës, të paktën sipas një videoje të publikuar në Youtube nga gjahtari i alienëve, Gerril Vigil.

Në klip, anijet kozmike shihen rreth e rrotull satelitit natyror, e disa mendojnë se janë pozicionuar aty për ta mbrojtur nga njerëzit.

Megjithatë ekspertët thonë se është thjesht një iluzion optik që shkaktohet nga defektet dixhitale të njohura si artefakte në imazhe.

Sipas fotografit John Biondo, ky është një fenomen që shihet sa herë që vështroni skajin hënor.

“Shoh shpesh herë me teleskop. Mund ta shihni këtë gjithmonë. Quhet Shmangie Kromatike dhe shfaqet sa herë që lentet nuk fokusojnë, pikërisht si në këtë video,” komenton ai.

https://youtu.be/1qxFuidEY4c

3 COMMENTS

Comments are closed.