Arkeologët japonezë kanë zbuluar në ishullin e Okinavës 4 monedha bakri romake të shekullit IV p.e.s. dhe 6 monedha metalike osmane të shekullit XVII.

Në gërmimet arkeologjike, që po realizohen në rrënojat e Kështjellës Katsuren në ishullin e Okinavës, në jug të Japonisë, janë zbuluar 4 monedha bakri të shekullit 4. p.e.s., që në njërën anë mbajnë nënshkrimin e Konstandinit I, perandor 57. i Perandorisë Romake dhe i 1. i Perandorisë Bizantine.

Arkeologët kanë zbuluar në të njëjtin vend edhe 6 monedha metalike të shekullit 17. me nënshkrimin perandorak otoman.

Tashmë historianët japonezë, shumë të çuditur nga ky zbulim, po studiojnë sesi monedhat në fjalë mund të kenë mbërritur në tokë niponike në një periudhë kaq të hershme të historisë.

Kështjella Katsuren ka qenë një nga udhëkryqet e rëndësishme të tregtisë ndërmjet Japonisë dhe Kinës, por në ishullin e Okinavës nuk ka asnjë dëshmi të tregtisë me Evropën gjatë periudhës në fjalë.