“Jemi të gjithë norvegjezë: vajzat që dashurojnë vajza të tjera, djem që dashurojnë djem të tjerë, si dhe vajza e djem që duan njëri-tjetrin … norvegjezët besojnë në Zot, në Allah, në të gjitha ose në asgjë. Norvegjezë janë edhe ata që kanë ardhur nga Afganistani apo Pakistani, Polonia, Suedia, Somalia dhe Siria”.

Kështu Haraldi V, mbretu 79-vjecar dhe shumë i dashur i Norvegjisë, i është drejtuar popullit në një fjalim në kopshtin e pallatit mbretëror në Oslo. Një fjalim që ka befasuar dhe ka prekur, e që po bën shumë bujë në internet.

Harald gjithashtu kujton se si gjyshërit e tij kishin ardhur në Norvegji nga Danimarka dhe Anglia. “Nuk është gjithmonë e lehtë të thuash se nga kemi ardhur nga dhe cila është kombësia jonë. Ajo që ne e quajmë shtëpia jonë, është vendi ku ndodhet dhe ku rreh zemra jonë, dhe jo gjithmonë ky vend është brenda kufijve të një shteti”.

“Shpresa ime më e madhe është që ne të vazhdojmë të ndërtojmë këtë vend, mbi vlerat e besimit, komunitetit dhe bujarisë”.

Një fjalim i vështirë, në një kohë të dominuar nga frika dhe pasiguria e cila ka bërë që edhe Norvegjia të zgjedhë një qeveri të qendrës së djathtë, e cila ka treguar muskujt me refugjatët dhe imigrantët”

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/jemi-te-gjithe-homoseksuale-dhe-refugjate-mbreti-qe-cuditi-boten/ […]

Comments are closed.