Skulptori Jasenko Xhorxheviç nga qyteti i Tuzllës në Bosnjë e Hercegovinë i cili njihet për figurat që i përpunon në laps, ka gravuar në laps kufomën e Ajlan Kurdit, fëmija që u shfaq në breg të detit, në mënyrë që të tërheq vëmendjen drejt dramave njerëzore në rajone të ndryshme të botës, me theks të veçantë në Siri.

Xhorxheviç, i cili bën mikropunime përmes formave dhe figurave duke e gdhendur lapsin, artin e skulpturave me laps që e ka filluar para gjashtë viteve e përdorur edhe për vetëdijësim shoqëror.

Në mënyrë që të mos përjetohet edhe njëherë pamja e dhimbshme e Ajlanit të vogël të cilin valët e detit e sollën në brigje si rezultat i përmbytjes së varkës në të cilën kishte hipur së bashku me të ëmën dhe vëllain për të ikur nga lufta në Siri, figura e tij qëndron e përfaqur në majen e lapsit të Xhorxheviçit.

5 COMMENTS

Comments are closed.