Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks thotë se Agjencia amerikane Qendrore e Inteligjencës (CIA), së bashku me Arabinë Saudite, kanë shtruar rrugën për krijimin e grupit terrorist Daesh (ISIS).

Me rastin e lirimit të mbi gjysmë milioni dokumentesh të reja të hënën, Assange ka shpjeguar zinxhirin e ngjarjeve që çuan në rritjen e terrorizmit tekfirist në Lindjen e Mesme.

Ai vuri gishtin te CIA dhe regjimi i Riadit si të dyshuarit kryesorë, duke thënë se vendimi i tyre për të shpenzuar miliarda dollarë për armatosjen e militantëve afganë kundër forcave sovjetike ishte hapi i parë në këtë proces.

Kjo lëvizje çoi në krijimin e grupit terrorist al-Kaeda, i cili në këmbim udhëhoqi skenën e 11 shtatorit 2001, duke i dhënë një justifikim pushtimit të Irakut dhe Afganistanit nga SHBA-ja, ka vazhduar Assange.

‘Rritja e Al-Kaedës përfundimisht shkaktoi 11 shtatorin 2001 në Shtetet e Bashkuara, duke bërë të mundur pushtimin e Afganistanit dhe të Irakut, si dhe mbi një dekadë luftë, duke lënë, në fund të saj, bazën ideologjike, financiare dhe gjeografike për ISIS-in (Daesh),’ tha ai, duke përdorur një tjetër akronim për grupin terrorist.

Sipas dokumenteve të publikuara më parë, zyrtarët e inteligjencës amerikane e kishin ditur vite më parë se grupe të ndryshme militante ishin planifikuar për të formuar një të ashtuquajtur ‘kalifat’ në Lindjen e Mesme.

Sauditët janë duke financuar haptazi atë që e quajnë ‘forca opozitare’ në Siri, një grup militantësh të mbështetur nga Perëndimi, të cilët janë duke luftuar qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad që nga viti 2011.

Assange i bëri këto komente në gjashtë-vjetorin e parë të projektit të tij të anti-fshehtësisë ‘Cablegate’, kur ekipi i tij, më 28 nëntor 2010 bëri publik një grumbull dokumentesh konfidenciale që i përkisnin qeverisë amerikane.

I quajtur e ‘Mesazhet e Karterit III’, publikimi i ri përfshin mijëra dokumente nga koha e ish-presidentit amerikan Xhimi Karter. / Gazeta Impakt

Burimi: PT

12 COMMENTS

Comments are closed.