Pasi dy aktorët që do të prezantojnë “Fiks Fare” sivjet e nisën sezonin duke u puthur në buzë ka pasur shumë reagime në rrjete sociale.

Reagimi më i ashpër ka ardhur nga kolegu i tyre Julian Deda i cili i konsideron aktorët të mjerë dhe që janë përdorur vetëm për të fituar pak audiencë .

“Dy çuna që puthen në buzë vetëm për t’u bërë të famshëm, vetëm për të fituar pak audiencë për një emision televiziv, mund t’i quash ose të përdorur deri në fyerje ose mediatikisht të mjerë. Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapën shokut, më besoni për këtë. Ai fitohet me seriozitet dhe mbi të gjitha me shumë, shumë djersë të derdhur në punë. Ju lutem shumë o çuna, mos lejoni askënd, as drejtorët, as pronarët qe t’ju përdorin në këtë mënyrë. Është gjynah, që njerëzit që kanë lekun të mendojnë për aktorët se janë ca budallej, me të cilët mund të bësh gjithçka vetëm për pak audiencë. Mos ja lejoni vetes një gjë të tillë, nuk është nevoja. Publiku ju do më shumë nëse i dilni përpara me personalitet dhe pa hile.” – shkruan Julian Deda.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: epavarura.com/julian-deda-prezantuezve-te-fiks-fare-qe-u-puthen-ne-buze-u-perdoret-jeni-te-mjere/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/julian-deda-prezantuezve-te-fiks-fare-qe-u-puthen-ne-buze-u-perdoret-jeni-te-mjere/ […]

Comments are closed.