Kafja është cilësuar shpesh si një pije e rrezikshme sa i përket prishjes së dhëmbëve, lëkurës dhe një sërë problemeve të tjera shëndetësore.

Por, dy studime të reja tashmë theksojnë përfitimet që mund të kemi nga konsumimi i kafes.

Sipas studimeve, filxhani i kafesë ju ndihmon për të rritur kujtesën, largon stresin dhe madje ul rrezikun e kancerit.

Kështu që ata që i janë frikësuar konsumimit të kafesë, tashmë mund të marrin në konsideratë benefitet e saj.

Studimi i parë i publikuar në revistën “Scientific Reports” vëzhgoi një receptor në tru që dobësohet për shkak të moshës dhe stresit.

Me kalimin e kohës truri i njeriut akumulon hormone të stresit.

Ky proces ka një efekt të dëmshëm në kujtesën tonë.

Studiuesit në institutin francez Inserm e prezantuan procesin e plakjes tek minjtë laboratorikë.

Ata më pas i ushqyen me kafeinë e cila bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin.

Si rezultat i kësaj, kujtesa e tyre dhe stresi ishin normalizuar.

Ky eksperiment do të përdoret për studime të mëtejshme, për të kuptuar më shumë, p.sh edhe pacientët e prekur me Alzheimer. Një tjetër lajm i mirë ka të bëjë me studimin tjetër që ka nxjerrë në pah se kafeina mund të luftojë tumoret.

Një studim i ri botuar nga “International Journal of Cancer” tregon se konsumimi i kafes çon në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të trurit.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/kafeja-cilesohet-si-e-rrezikshme-por-tani-kemi-lajm-te-mire-per-ata-qe-konsumojne-kafe/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 11407 additional Information to that Topic: epavarura.com/kafeja-cilesohet-si-e-rrezikshme-por-tani-kemi-lajm-te-mire-per-ata-qe-konsumojne-kafe/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 94293 more Information on that Topic: epavarura.com/kafeja-cilesohet-si-e-rrezikshme-por-tani-kemi-lajm-te-mire-per-ata-qe-konsumojne-kafe/ […]

Comments are closed.