Nën drejtimin mjekut turk, prof. dr. Ugur Sahin, një grup shkencëtarësh gjermanë ka bërë një hap përpara në krijimin vaksinës universale për të gjitha llojet e kancerit, përfshirë këtu edhe ata që konsiderohen të pashërueshëm me metodat e derisotme.

Është testuar me sukses “Kali i Trojës”, metoda më e re vaksinuese kundër kancerit, formula e të cilës është zbuluar nga shkencëtari turk, prof. dr. Ugur Sahin, që në vitet 2006 dhe 2010 është vlerësuar nga Ministria Federale gjermane e Arsimit dhe Kërkimeve (BMBF) me Çmimin “GoBio” për “studimet e tij të suksesshme mbi kurimin e pacientëve me kancer”.

Përmes këtij studimi, është arritur që sistemi i imunitetit të sulmojë dhe asgjësojë tumoret përmes një injeksioni në trup të nanogrimcave, që imitojnë viruset.

Si rezultat i kësaj metode të testuar mbi 3 pacientë në një fazë të avancuar të kancerit, është konstatuar se sistemi imunitar ka reaguar duke zvogëluar dukshëm tumoret tek dy personat, që jetojnë ende me to në organet e tyre; si dhe duke mos rikthyer më qelizat kanceroze të metastazave tek njëri prej pacientëve, tumoret e të cilit ishin pastruar me operacion, por me gjasa shumë të larta për t’u rishfaqur.

“Falë kësaj vaksine universale, tashmë do të mund të kurohen të gjitha llojet e kancerit”, ka thënë shkencëtari turk, Ugur Sahin.

Hulumtimi tërësor mbi vaksinën e quajtur “Kali i Trojës” është publikuar në revistën shkencore, “Nature”.