Amerikani Kurt Sonnenfeld, i cili është një refugjat në Argjentinë dhe është akuzuar se ka vrarë bashkëshorten e tij në vitin 2002, do të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka lajmëruar Gjykata Supreme Argjentinase këtë javë.

Vendimi për ekstradimin e Kurt Sonnenfeld, i cili është zhvendosur në Argjentinë në vitin 2003, pasi u akuzua për vrasjen e bashkëshortes së tij, është marrë pas një bashkëpunimi të gjatë dhe marrëveshjeje konsensuale mes Departamenitit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjykatës lokale në Argjentinë.

Sonnenfeld akuzohet se ka prova të forta të filmuara në formë videoje ku dëshmohet se qeveria amerikane kishte njohuri mbi sulmet e 11 shtatorit 2001 mbi Kullat Binjake. Ai ka punuar më parë si kameraman për “Federal Emergency Management Agency”, një institucion i lidhur drejtpërdrejtë me Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare.

Sipas Sonnenfeld, videoja që zotëron tregon qartë se qeveria ka qenë në dijeni të këtij sulmi kohë përpara se të ndodhte famëkeqi 11 shtator.

“Ajo që më bën mua të dyshoj është shkatërrimi i godinës së 7­të. Kjo godinë nuk u godit nga asnjë prej avionëve, por pavarësisht kësaj, ajo ra në një mënyrë spektakolare brenda 6.5 sekondave”, – thotë ndër të tjera burri që tashmë është rreth të 50-ave.

Sonnenfeld akuzon qeverinë se ka hyrë pa të drejtë në llogarinë e tij të e-mailit dhe ka përgjuar gjithë telefonatat që ai ka bërë. Ai është shfaqur në media të shumta Argjentinase, ku ka shkruar një libër të publikuar në spanjisht dhe të quajtur “El Perseguido” (I Përndjekuri).

6 COMMENTS

Comments are closed.