Kanabisi cilësohet si drogë narkotike, që do të thotë se vlerat e tij mjekësore nuk pranohen.

Miliona njerëz burgosen për shkak të kapjes me kanabis, por është “krejt në rregull” që kjo bimë të përdoret nga qeveritë dhe kompanitë e tyre për të nxjerrë ilaçe nga ai, por arrestojnë këdo që e kapin me të. Pse ndodh kjo? Këtë e shpjegon publicistja Lara Starr:

“Tashmë të gjitha qeveritë e dinë se kanabisi ka veti mjekësore. Ai është përdorur si ilaç për të paktën 10,000 vitet e fundit. Për arsye të ndryshme, për qindra vite kanabisi konsiderohej si një ilaç shërues. Ai konsiderohej se shëronte çdo gjë, prej dhimbjeve e deri tek problemet me gjumë”.

Në mesin e arsyeve që do t’i mësoni më poshtë, Lara thotë se qeveritë kanë shumë më shumë arsye që kanabisin ta mbajnë ilegal. Nëse kanabisi do të legalizohej, thotë ajo, fitimet miliardëshe të prodhuesve të barnave nëpër botë do të binin menjëherë, transmeton Gazeta Express.

Çfarë shumica e njerëzve nuk e kuptojnë, thotë ajo, është se qeveritë i kanë ndihmuar kompanitë e mëdha farmaceutike që t’i fshehin mënyrat natyrale të shërimit të sëmundjeve të rënda për dekada të tëra.

Në fakt, thotë ajo, Qeveria Amerikane e di që nga viti 1974 se kanabisi e shëron kancerin. Në vitin 1972 Richard Nixon kërkoi buxhet më të madh në luftën e tij kundër drogave. Ai mendonte se nëse do ta dëshmonte se kanabisi shkakton kancer në mushkëri njëjtë si cigarja, ai do ta merrte përkrahjen që i duhej.

Ai i dha 2 vite kohë Kolegjit Mjekësor të Virxhinias për të bërë një studim mbi efektet e kanabinoidëve (si THC dhe CBD) në trup. Në vitin 1974 studimi u përfundua dhe doli se kanabinoidët në vajin e kanabisit sulmojnë qelizat kanceroze në trup dhe i vrasin ato.

Ata aksidentalisht gjetën ilaçin e kancerit, thotë ajo. Studimi zbuloi se kanabisi shëronte kancerin në çfarëdo faze dhe kishte zero efekte negative, ndryshe nga kimioterapia që shkatërron trupin dhe vret 1 në 5 pacientë.

Kështu, në vitin 1976, Presidenti Gerald Ford u dha fund të gjitha hulumtimeve publike mbi kanabisin dhe ua dha të drejtat ekskluzive për të hulumtuar mbi këtë çështje vetëm kompanive të mëdha farmaceutike, të cilat sigurisht ‘do të fshihnin të vërtetën’ për të fituar nga sëmundjet e (pa)shërueshme.

10 COMMENTS

Comments are closed.