Dr. Sllavica Kraleva, onkologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se dhimbja shfaqet atëherë kur tumori apo metastazat  vijnë në kontakt apo nëse depërtojnë në ndonjë pjesë të ndjeshme të trupit.

Nga se varet shfaqja e dhimbjes?

Shfaqja e dhimbjes zakonisht shfaqet nga vendndodhja e tumorit. Disa kancere shkaktojnë dhimbje që  në fillim të shfaqjes së tyre, ndërkohë që disa lloje të tjera të kancerit shkaktojnë dhimbje kur të kenë arritur një fazë të avancuar të sëmundjes. Pacientët shpesh e lidhin shfaqjen e dhimbjes me përhapjen e kancerit apo me përsëritjen e sëmndjes. Nuk duhet të harroni se intensiteti i dhimbjes jo gjithmonë është i lidhur me avancimin e kancerit dhe me efektshmërinë  e trajtimit pasi edhe tumoret e vogla të cilat shkaktojnë presion mbi ndonjë nerv, mund të jenë shkak i shfaqjes së dhimbjes intenzive, ndërkohë që tumoret e mëdha të cilët gjenden në ndonjë hapësirë më të bollshme, mund të mos shkaktojnë asnjë dhimbje.

Çrregullime fizike dhe emocionale

Dhimbja si pasojë e kancerit mund të shkaktoj çrregullime fizike dhe emocionale, çrregullime të cilat  mund të ndikojnë negativisht në trajtimin e kancerit, shkaktojnë ndjenjë lodhje, humbje të oreksit dhe pagjumësi. Pacientët duhet ta informojnë menjëherë mjekun e tyre në rast se ndjenjë dhimbje, apo në rast se dhimbja e tyre bëhet më intenzive, në mënyrë që të përcaktohet sa më shpejtë shkaku i shfaqjes së dhimbjes.  Shpesh, dhimbja përkufizohet nga kohëzgjatja e saj.

Dhimbja akute dhe kronike

Dhimbjet akute zgjasin për një kohë të shkurtër (disa orë deri në disa javë). Shfaqet papritmas dhe intenziteti i saj varion.  Shembull për këtë lloj dhimbje është dhimbja e shkaktuar  nga ndonjë trajtim, nga ndonjë metodë diagnostikuese ose mund të shkaktohet nga ndikime anësore si pasojë e trajtimit të marrë.  Kjo lloj dhimbje zhduket menjëherë pas mënjanimit të shkakut i cili ka shkaktuar dhimbjen.  Dhimbja kronike zgjat me javë, muaj  madje edhe për një kohë më gjatë.  Ajo mund të jetë vazhdimisht e pranishme ose mund të zhduket dhe të shfaqet me intenzitet të ndryshëm.  Shkak për shfaqjen e dhimbjes tek pacientët me kancer mund të jetë vetë kanceri,  intervenimet e caktuara mjekësore, ekzaminimet, trajtimi i cili përdoret për shërimin e kancerit  si dhe efektet anësore nga aplikimi i trajtimit.

Dhimbja mekanike

Dhimbja e shkaktuar nga tumori, mund të jetë dhimbje mekanike. Kjo lloj dhimbje shfaqet atëherë kur tumori pengon funksionimin normal të ndonjë organi apo të ndonjë pjese të trupit.  Për shembull, nëse tumori ndodhet tek ndonjë organ i sistemit digjestiv, ushqimi apo tretja e ushqimit është e bllokuar për shkak të shfaqjes së dhimbjes.  Në rast se shfaqen ndryshime metastatike në kocka, atëherë shfaqet dhimbje edhe gjatë lëvizjes.

Dhimbja e shkaktuar nga inflamacioni

Kur tumori të ketë prekur ndonjë ind, murin e ndonjë organi apo ndonjë pjesë të kockës, organizmi e njeh tumorin si një trup të huaj, kështu zhvillohet një reagim inflamator për shkak të mekanizmit mbrojtës të trupit.  Këtë dhimbje e quajmë dhimbje inflamatore, dhe zakonisht qetësohet  gjatë natës, atëherë kur trupi  bie në qetësi.  Shpesh dhimbja inflamatore mund të ngatërrohet me dhimbjen mekanike.

Dhimbja neuropatike

Dhimbja neuropatike shfaqet atëherë kur tumori ose metastazat shkaktojnë presion apo e dëmtojnë sistemin nervor: nervin, palcën kurrizore apo trurin.  Pacientët, shpesh këtë dhimbje e përshkruajnë si një lloj djegie, ndjenjë shpimi ose kanë ndjesinë se diçka lëviz nën lëkurën e tyre.  Siç edhe përmendëm më lart, dhimbja ndodh edhe si rezultat i trajtimeve të caktuara mjekësore, dhe ekzaminimeve të përdoruara për qëllime diagnostike siç janë injeksionet intramuskulare, krijimi i linjës intravenoze, punksioni lumbal,  punksioni në palcën e kockës.

Dhimbja si pasojë e trajtimit

Dhimbja shfaqet edhe si pasojë e aplikimit të trajtimit për shërimin e kancerit. Trajtimi kirurgjik i cili ka për qëllim mënjanimin e tumorit, mund të jetë shkak për shfaqjen e dhimbjes  si rezultat i dëmtimit të indeve, nervave apo si rezultat i infeksionit. Disa ilaçe citostatike të cilat përdoren për trajtimin e kancerit, mund të shkaktojnë dhimbje për shkak të të vjellave, diarresë, kapsllëkut, dhe inflamacionit të mukozës së hapësirës së gojës.  Radioterapia aplikohet në trajtimin e kancereve, dhe mund të shkaktojë dhimbje në varësi të zonës së lëkurës e cilaështë nën  rrezatim.  Dhimbja e kockave është një rezultat i përhapjes së kancerit në kocka. Tumori mund të prekë një zonë të caktuar ose më shumë zona të kockave. Qelizat kancerogjene e shkatërrojnë indin kockor, duke shkaktuar në këtë mënyrë dhimbje.  Pacientët e përshkruajnë si një dhimbje të bezdisshme.

Dhimbja e indeve të buta – bëhet fjalë për dhimbjen e ndonjë organi apo muskuli, për shembull, mund të shfaqet dhimbje në pjesën e shpinës për shkak të dëmtimit të indeve në veshka. Pacientët nuk mund ta përcaktojnë saktë dhimbjen, por e përshkruajnë atë si një dhimbje të mprehtë, të bezdisshme e cila nuk i lejon që ta drejtojnë mirë trupin për shkak të dhimbjes.  Dhimbja e indeve të buta quhet dhimbje e organeve të brendshme.

Dhimbja fantom (phantom) –  është dhimbja në një pjesë të trupit e cila është e mënjanuar (amputuar). Për shembull, dhimbja rreth njërës dorë apo njërës  këmbë e cila është mënjanuar për shkak të sarkomës ose osteosarkomës.  Pavarësisht shkakut që e ka shkaktuar këtë dhimbje, është shumë e rëndësishme që atë ta keni nën kontroll,  gjë e cila mundëson një jetë më të mirë dhe më cilësore për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja e kancerit.

Lexo me shume http://bit.ly/2lGDTym

Artikull i sponsorizuar

Let’s block ads! (Why?)

8 COMMENTS