Hulumtuesit shkencorë thonë se uthulla është një alternativë për të krijuar ilaçe kundër diabetit dhe antibiotikë të tjerë.

Në vitet 400 p.e.s., Hipokrati e përdorte atë për të ulur temperaturën, ndërsa tashmë shkencëtarët po e vëzhgojnë më nga afër kurën historike.

Muajin e kaluar, një artikull i publikuar tek revista “Comprehensive Reviews in Food Science and Food Safety” zbuloi se uthulla përmban një përzierje substancash kimike, të cilat luftojnë infeksionin bakteral, ulin nivelet e yndyrave të dëmshme dhe sheqerit në gjak, madje luftojnë edhe kancerin.

Uthulla përmban acide natyrale të quajtura polifenolë dhe kimikate në ngjyrë kafe, të quajtura melanoidinë, që mund të vrasin bakterin e keq. Këto dy kimikate janë antioksidues, prandaj ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionit dhe kancerit.

Acidi acetik tek uthulla është gjithashtu shumë i rëndësishëm për trupin, pasi e ndihmon të rregullojë nivelet e yndyrës dhe sheqerit në gjak. Studimet kanë treguar se uthulla aziatike, prodhuar nga orizi dhe drithëra të tjera, mund të parandalojë rritjen e qelizave kancerogjene.

Një studim tjetër i mëparshëm, i publikuar tek revista “Diabetes Care” në vitin 2004, tregon se konsumimi i 2 lugëve gjellë me uthull molle të holluar në ujë, para çdo vakti, redukton me 20-40% nivelin e sheqerit në gjak tek personat me diabet tip 2.

6 COMMENTS

Comments are closed.