Gatime LIFESTYLE Shëndeti

Kastrati: Nga sot çdo natë do të bëhet shpërndarja e darkës për 500 persona për të ardhurit nga Shqipëria

Shoqata  bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë shtruar darkë për më shumë se 500 vëllezër e motra të ardhur nga Shqipëria, që tashmë janë akomoduar në lokacionin e njohur si ‘Kampi Gjerman’ në Prizren, shkruan KosovaPost.
Humanisti Halil Kastrati, njëherit drejtues i kësaj shoqate, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se nga sot, çdo natë do të bëhet shpërndarja e darkës për 500 persona.
Postimi i plotë:
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” nga sot filluan me dhurimin e darkës për të ardhurit nga Shqipëria që janë strehuar në ish kampin e kforit Gjerman.
Nga sot çdo natë do të bëhet shpërndarja e darkës për 500 persona. Ashtu sikur bëhet shpërndarja e drekës çdo ditë, në kuzhinën tonë sot i shtohet edhe darka. Donator të darkës së parë janë “Shoqata Illyrian Eagles me seli në Gjermani “
Bamirës Zoti ju shpërbleftë

Shperndaje lajmin Kastrati: Nga sot çdo natë do të bëhet shpërndarja e darkës për 500 persona për të ardhurit nga Shqipëria ne facebook, twiter, google+ etj.net.