Banorët e kryeqytetit të Kazakistanit, Astana, plogështinë kronike e luftojnë duke u larë në lumin e akullt i cili rrjedhë nëpër qytetin e tyre.

Disa banorë të njërit nga qytetet më të ftohta në rruzullin tokësor, Astanës, hidhen në lumin e ftohët “Ishim”, për siç thonë ta, të luftojnë dembelizmin dhe lodhjen kronike.

Ata besojnë se larja në ujin e ftohtë forcon imunitetin dhe shpejton qarkullimin e gjakut.

Pjesëtarët e klubit “lopët e detit” nga kryeqyteti i Kazakistanit, për çdo dimër thyejnë akullin e trashë dhjetë centimetra i cili do t’u mundësojë atyre organizimin e eventit të larjes në ujin e akullt.

Gjithçka fillon me çarjen e akullit, që më pas ata më të guximshmit të nxehin trupin me disa xhiro vrapimi rreth lumit, pas çka pason larja në lum.

Brenda dhomave të klubit “lopët e detit” shërbehen çajra bimorë ndërkohë që pjesëtarët më me përvojë të klubit transmetojnë përvojën e tyre tek të rinjtë duke u dhënë këshilla për një jetë më të shëndetshme.

Asker Piriyev, ka pesë vitë që është anëtar i klubit, ndërsa në një bashkëbisedim me gazetarin e (AA) tha se para se të anëtarësohet në klub, forcimin e trupit e bënte duke e shpërlarë me ujë të ftohët, por kjo thotë se nuk i ka mjaftuar.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/kazakistan-larja-ne-lumin-e-akullt-per-te-luftuar-lodhjen-kronike/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/kazakistan-larja-ne-lumin-e-akullt-per-te-luftuar-lodhjen-kronike/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/kazakistan-larja-ne-lumin-e-akullt-per-te-luftuar-lodhjen-kronike/ […]

Comments are closed.