Fizikani i njohur, Stephen Hawking, ka identifikuar inteligjencën artificiale, luftën bërthamore dhe virusat gjenetikisht të modifikuar si rreziqet më të mëdha me të cilat ballafaqohet njerëzimi

Fizikani 74 vjeçar, i cili është dëmtuar thellësisht nga sëmundja, tha se, sa më shpejt që të përparojmë në këto fusha, do të ketë edhe mënyra të reja që gjërat të shkojnë keq.

Jemi në një etapë historike, ku njerëzimi është gjithnjë e më i rrezikuar nga faktorët që i ka shkaktuar vetë, derisa në anën tjetër nuk ka ndonjë rrugë shpëtimi, për t’u larguar nga planeti.

Në ndonjë rast të kataklizmëz me përmasa botërore, neve do të na duhet që ta presim fundin e botës duke bërë sehir, meqë nuk kemi teknologji që të ikim nga toka. Për më pak se 100 vjet do të duhet ta kemi një teknologji të tillë.

3 COMMENTS

Comments are closed.