Fëmija më i vogël i një familje nuk para respektohet më shumë. Nga të gjithë fëmijët, ata më të vegjlit konsiderohen telashendjellës, të papërgjegjshëm, të etur për vëmendje dhe që ia hedhin gjithmonë, çfarëdo që të bëjnë. Por studimet në rendin e lindjeve tregojnë se më të vegjlit nuk janë dhe aq keq. Në fakt, pikërisht karakteristikat që kur janë të vegjël i bëjnë objekt shakash në familje, më vonë në jetë bëjnë të kundërtën: Ato i ndihmojnë më të vegjlit të çlirojnë potencialin e plotë.

Ja 5 arsye:

1.Ata janë më aventurierë.

Ndryshe nga fëmijët e lindur të parët, që e marrin të mirëqenë rolin e tyre udhëheqës mes vëllezërve dhe motrave, më të vegjëlve u duhet që të kërkojnë për “vendin e tyre të pazënë në familje”, sipas Frank Sullouay, autor i “Lindur për t’u rebeluar”. Për të gjetur vendin e tyre, më të vegjlit ka më shumë gjasa të eksperimentojnë dhe të ndërmarrin më shumë risqe, me qëllim që të nxjerrin në pah talentet dhe identitetet e tyre. “Për këtë arsye”, shkruan Sullouay në studimin e tij, “ata janë shpesh më eksplorues dhe më të hapur ndaj eksperiencave”.

2. Janë tejet argëtues

Cfarë kanë të përbashkët Edi Mërfi, Stiven Kolbert, Xhenifer Lorenc dhe Tina Fei? Ata janë tejet argëtues dhe janë më të vegjlit në familjet e tyre. Të dhënat tregojnë se mund të mos jetë koincidencë. Një studim i vitit 2015 i YouGov zbuloi se fëmijët më të vegjël janë më të prirur ta quajnë veten argëtues dhe me shumë humor, ndërkohë që më të mëdhenjtë e shohin veten si seriozë. Por ajo aftësi për t’i bërë njerëzit të qeshin mund të jetë zhvilluar prej nevojës. bebet e familjes duhet të konkurrojnë për të patur vëmendjen e prindërve, thotë për BBC psikologu Ricard Uajsmen, kështu që për t’i fituar ata përdorin humorin.

3. Janë më të relaksuar

Sipas studimit të YouGov, fëmijët më të vegjël gjithashtu e shohin veten si më të relaksuar. Kjo zakonisht buron nga fakti që prindërit e tyre kanë patur një stil prindërimi më të relaksuar kundrejt tyre, falë edhe përvojës së mëparshme në rritjen e fëmijëve më të mëdhenj. Në kohën kur vjen fëmija më i vogël, prindërit janë “më të butë”, thotë Kevin Lemën, psikolog dhe autor i “Libri i rendit të lindjeve”. “Më të vegjlit janë më pak të prirur drejt rregullave, e megjithatë sërish marrin më shumë vëmendje”.

4. Janë të mrekullueshëm për të bërë shokë

Ndërkohë që më të mëdhenjtë janë më të vetëvendosur, të vegjlit zakonisht janë më socialë dhe kërkojnë dëfrimin, sipas studimeve të Sullouayt. Për arsye se u është dashur të gjejnë vendin e tyre mes vëllezërve dhe motrave, bebet e familjes me kalimin e kohës mësojnë si të kontrollojnë situata dhe të manipulojnë njerëz, sipas Lemën.

“Më të vegjlit janë manipulues, social, të shkujdesur dhe shumë të mirë për të shitur gjëra”, thotë Lemën. “Ata ia kanë hedhur kur kanë qenë fëmijë dhe tani dinë si të merren me njerëzit”.

Por kjo nuk i bën psikopatë, si mund të mendojnë fëmijët më të mëdhenj, të cilët janë fajësuar gjithmonë për fajet e të vegjëlve. Një studim vërente se nuk ka një lidhje të dukshme mes të qënit më i vogli i familjes dhe të sjellurit keq.

5. Janë më krijues

Ndërkohë që fëmijët më të mëdhenj kanë një IQ relativisht më të lartë, fëmijët më të vegjël kanë prirjen të marrin avantazhin. Sipas Sullouayt, fëmijët më të vegjël duhet të gjejnë vendin e tyre në familje ndërkohë që shmangin të njëjtën rrugë që ndjekin më të mëdhenjtë.

Më të vegjlit “kërkojnë një alternativë për të marrë përfitimin maksimal nga mjedisi, dhe të mos konkurrojnë drejtpërdrejtë për të njëjtat gjëra si më të mëdhenjtë”, thotë Sullouay. “Ata zhvillojnë interesa të ndryshme si dhe përvojë që testet e IQ nuk e masin”.

Kjo mund të ketë impakt mbi karrierat që ata zgjedhin më vonë. Një studim i Career Builder i vitit 2011 zbuloi se më i vogli i familjes shpesh herë tërhiqet prej punëve krijuese, si projektet, arkitektura, shkrimi apo arti./HuffPost

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/keni-shume-se-nje-femije-ja-5-arsye-perse-femija-vogel-fitoje-ne-jete/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/keni-shume-se-nje-femije-ja-5-arsye-perse-femija-vogel-fitoje-ne-jete/ […]

Comments are closed.