BILL VAN AUKEN

Kanë kaluar vetëm dy javë që kur Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shpalli politikën e tij “Amerika e Para” dhe premtoi se do ta mbronte ShBA-në nga çdo dëm i ardhur nga shtetet e tjera në fjalimin e tij të parë gjatë inagurimit të postit të tij si kryetar i shtetit.

Është shpërbërë në mënyrë shumë të shpejt parashikimi se kjo politikë do të ishte drejtuesja e një politike konkrete që do t’i dite kundër politikës tashmë ekzistuese për rreth çerek shekulli të ShBA-së për të krijuar luftra që nuk dinë të mbarojnë. Ndërkohë që po përjetohet një ngritje e padiskutueshme e politikës militantiste të imperializmit amerikan që vazhdon prej një kohe të gjatë, Trumpi dhe armiqtë e tij kanë paraqitur provokime luftrash njëri pas tjetrit.

Forma më konkrete e kësaj politike është ajo e deklratës ultimatume që dha ditën e mërkurë këshilltari i sigurisë kombëtare të Trumpit, Gjenerali Michael Flynn. Ish shefi i shërbimeve sekrete të ushtrisë, gjatë deklaratës së Shtëpisë së Bardhë ka hedhur një hap totalisht të paparashikuar në momentin që duke u mbështetur në një pretendim të pavërtetuar të një lidhje të mundshme të provës së raketës balistike të Iranit të zhvilluar të mërkurën që lamë pas dhe sulmit të husive në Jemen kundër në anijeve luftarake të Arabisë Saudite është shprehur se “Ne po e paralajmërojmë zyrtarisht Iranin”.

Flynn ka deklaruar se të dyja këto ngjarje – “qëndrimi i Iranit që do të shkaktonte paqëndrueshmërinë e të gjithë Lindjes së Mesme dhe përgjigjia e merituar që administrata e Obamës i ka dhënë këtyre zhvillimeve negative – janë shembuj të qashtër të dështimit.

Pasi ka dhënë ultimatumin, Flynn nuk vazhdoi më tej dhe u largua nga deklarata e tij për shtyp pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje nga gazetarët.

Në deklaratën e ditës së enjte të Shtëpisë së Bardhë, vetëm një gazetar arriti të ngrinte pyetjen nsëe ky “paralajmërim” për Iranin përshin edhe rrezikun e një kryengritjeje ushtarake. Folësi për Shtëpinë e Bardhë, Sean Spicer është shprehur se Irani, me anë të provës së raketës është fajtor për shkeljen në një mënyrë të gabuar të një vendim të OKB-së dhe mesa duket është marrë për i mirëqenë fakti se ka qënë Irani ai që ka sulmua anijen saudite në sulmin e Husit. Ai është shprehur se Washingtoni nuk do t’i injorojë këto ngjarje dhe se do të japë përgjigjen e nevojshme kundrejt tyre.

Mediat koorporative të cilat e kritikojnë Trumpin në çdo gjë tjetër kanë dhënë një reagim shumë të vakët në lidhje me kërcënimin e tij kundër Iranit dhe kjo nuk është një rastësi. Kërcënimi për luftë kundër Iranir ka një origjinë shumë më të thellë sesa vetë administrata e Trumpit dhe kjo nuk është një risi e ardhur nga presidenti i ri. Kërcënime të këtilla e kanë burimin që nga vitit 1979 kur u rrëzua regjimi diktatorial i shahut, vazhdoi me “Aksin e së Keqes” së Xhorxh Bushit dhe deri tek kërcënimet për sulme ajërore Amerikano-izraelite të përsëritura herë pas here nga administrata e Obamës. Një planifikim për një luftë të këtillë të dhunshme është rritur brenda të dyja partive në mënyrë të vazhdueshme.

Çfarë do të bëjë Irani kundrejt këtyre deklartave të jashtëzakonshme? Duke marrë parasysh deklaratat e fundit në lidhje me faktin se nuk është e nevojshme që të flitet për sa kohë Trumpi nuk ka ndërmarrë ndonjë lëvizje ushtarake, është mëse normale që të mendojmë se brenda disa ditëve Irani do të përgatitet duke i dërguar në Teheran raketat tij me rreze të gjatë, Tomahawk. Ose nga ana tjetër administrata e Trumpit po mundohet që të prishë marrëveshjen nukleare me anë të provokimeve, po e nxit Teheranin që të vazhdojë programin e tij bërthamor dhe po përgatit terrenin për një sulm amerikano-izrealit.

Qëllimet për një luftë të këtillë janë të njohura dhe ato nuk kanë asnjë lidhje me provën e raketave balistike apo me sulmin në anijet e luftës së sauditëve. Rreth pesëmbëdhjetë vjet që kur imperializmi i SHBA-së filloi luftën e dhunshme kundër Irakut dhe pas luftrave për ndryshimin e regjimeve që filloi Obama në Libi dhe në Siri, politika e ShBA-së në rajon nuk është e qëndrueshme. Ndërsa Washingtoni po përgatitej për luftën kundër Iranit duke u munduar që të sillte në pushtet udhëheqje kukulla në Irak dhe në Siri; ndërkohë Irani kishte arritur të rriste ndikueshmërinë e tij të madhe si një fuqi rajonale duke krijuar kështu një pengesë në udhëheqjen monopole të ShBA-së në rajonin e pasur me naftë.

Ditën e mërkurë, në një prej Tëeet-eve të tij të pavndta, Trump ka shfaqur hapur mllefin e rrëtheve elitare në ShBA në lidhje me zhvillimet e fundit: “Edhe pasi Irani ka bërë që tre trilion dollarët që ShBA-ja ka përdorur në rajon të shkojnë dëm, aq më shumë vazhdon që ditë pas dite të marrë në dorë Irakun. Duket se ky është një plan i gjatë!”

Gjatë javës që lamë pas, në në deklaratë në ambjentet e CIA-s Trumpi ka rinovuar edhe njëherë në mënyrë më të mirëshprehur deklaratat e tij prej mafjozi të vitit 2003 se në pushtimin e saj “Ajo duhet ta vjedhë naftën në Irak” duke i shtuar edhe frazën “ndoshta do të keni edhe një mundësi të dytë”. Nga këto deklarata mund të kuptohet se me kalimin e kohës këto kërcënime në fakt përfshijnë të gjithë Lindjen e Mesme dhe më tej për jë luftë të munshme, të zgjeruar dhe të përgjakshme. Rezultatet e një lufte me Iranin, do të jenë fatale jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë në arenën ndërkombëtare, madje do të përfshijë edhe vetë ShBA-në.

Ditën e premte, Washington Post, në një artikull shqetësues nën titullin “Një epokë e re në politikën e jashtme” ka komentuar se “Presidenti Trump do ta zhdukë diplomacinë zakonore dhe në çdo vendim që do të marrë do t’i përmbahen slloganit të tyre “Amerika e Para” duke krijuar edhe një grup ndihmësish për ta përhapur këtë mendësi në të gjithë botën duke zhvilluar kështu një politikë të jashme nxitëse ddhe luftarake.

Megjithatë, do të ishte një gabim nëse do të mendonim se veprimtaria e adminnistratëa do të përbajë vetëm improvizmin dhe produktin e provokimeve. Përkundrazi, këto janë pjesë e qartë e një plani.

Sipas Wall Street Journal, këshilltarët e Trumpit flasin për një poltikë “shokuese dhe të tmerrshme” si rezultat të së cilës këtë rradhë nuk do të dëmtohet vetëm Iraku, por do të përfshijë shtypjen dhe tetntativat për kontroll të të gjithë botës, duke përfshirë edhe klasën punntore në Amerikë.

Çdo ditë e më tepër, Trump është duke qartësuar politikën e jashme që do të ndjekë Shtëpia e Bardhë. Ndërsa po ndjek një politikë gjithnjë e më frontale me Kinën, sot është fokusuar tek Irani. Kryestrategjisti fashist i Trumpit, Stephen Bannon gjatë një interviste në një emision radiofonik përpara zgjedhjeve të vitit 2016 ka parashikuar se “brenda 5-10 vite ShBA-ja do të hyjë në luftë në Detin Jugor të Kinës.”

Ndërsa politika asnjanëse që adminitrata e Trumpit po zgjedh kundrejt Rusisë (tematikë e cila edhe gjatë fushatës pati nxitur mosmarrëveshje me palëve) ka për qëllim vetëm që t’i lehtësojë vetes mundësinë e luftrave në vendet e tjera, është një politikë kalimtare dhe strategjike. Në momentin që Moska do të veprojë në krah të kundërt të interesave të Amerikës edhe asaj do t’i vijë koha.

Thuhet se rruga që po ndjek administrata e Trumpit në politikën e jashtme, kërcënimet për luftë dhe veprimet kundrejt palëve kundërshtare ashtu edhe të aleatëve është një shembull i paprecedentë ndonjëherë në qeveritë aamerikane. Sjellja e Trumpit kundrejt qeverive të vendeve të tjera dhe udhëheqësve të tyre na përngjason dhe kujton sjelljen prej mafjozësh të Adolph Hitlerit dhe të Benito Mussolinit.

Megjithatë, ashtu si edhe këta liderë edhe Trumpi as nuk ka zbritur nga qielli, as nuk është ngitur nga ferri. Ai është vetëm një pjesë e dukshme tashmë e oligarkisë materialiste që po udhëheq Amerikën. Ndshta politikat që ai po ndjek janë të paprecedenta, megjithatë këto politika kanë dhjetra vite që po përgatiten.

Si demokratët, ashtu edhe republikanët të cilët përfaqësojnë klasën kapitaliste të ShBA-së, edhe pse shpeshherë pa sukses, veçanërisht pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 kanë përdorur kërcënimet dhe përdorimin e forcave të tyre ushtarake për të balancuar krizat e tyre dhe tejkalimin e fuqive të të tjerëve në arenën ndërkombëtare.

Kjo politikë, me krizën që shkaktoi ardhja e Trumpit në presidencë, me rezultatet e njëjpasnjëshme që ka sjellë politika militantistë nër ang global që vijon prej vitesh tashmë, ndërsa po drejtohemi me shpejtësi në një Luftë të Tretë Boërore është bërë më radikale dhe e pamatur.

Burimi : Global Research

5 COMMENTS

Comments are closed.