Mustafa Ceriq

Ti je, kryetar Erdogan më shumë se kryetar, e më pak se sulltan. Për këtë edhe guxoj që të të këshilloj, e ndiej se mund të bëjë, pasi që e marr rolin e paraardhësit tim Hasan Kafi Prushçakun, i cili nuk i është frikësuar sulltanit, sikurse edhe unë sot nuk i frikësohem kryetarit të them atë që e kam në zemrën time, pasi që zemra ime nuk ka qetësi gjersa të thotë atë që ajo e fsheh. Zemra ime fsheh dashuri të madhe dhe kujdes të madh për Republikën e Turqisë. Nuk kërkoj që të më besosh, por pres prej teje që të më dëgjosh. Nuk kërkoj që edhe të më dëgjosh, por pres që të shkruash se kam bërë atë që kam mundur.

Për dashurinë time nuk kam ç’të them. Por, për kujdesin tim për Republikën e Turqisë kam. Nga ku të nis, në rast se jo nga praktika e Pejgamberit tonë të dashur Muhamed, të cilin ti e do, të cilin ti e ndjek, të cilin ti besimin ia ke dhënë. Shumë shembuj të mirë kemi nga jeta e Pejgamberit, por dy këtu janë më të rëndësishme. I pari është nga shpallja e Kur’anit të madhëruar, në të cilin Allahu i lartësuar cek se “Muhamedi është i dërguari im, ndërsa ata të cilët janë me të, janë të vendosur kundër armikut, por janë të butë dhe të kujdesshëm në mes vete”(48:29). A janë ndjekësit e sotshëm të profetit Muhamed të vetëdijshëm për këtë parim kur’anor? A janë myslimanët e sotshëm të butë dhe të kujdesshëm mes vete? Nuk janë as të butë e as të kujdesshëm në mes vete, e as të vendosur kundër armiqve. Myslimanët sot janë të përçarë dhe të pamëshirshëm njëri ndaj tjetrit. Parimi kur’anor tërësisht është kthyer mbrapsht dhe shkelur. Myslimanët janë të guximshëm dhe të paskrupullt në ballafaqim mes vete. Kjo të gjithëve në botë është shumë e qartë. Për atë dikush duhet të thotë qartë e me zë të theksueshëm. Për atë dikush duhet të dëgjojë këtë dhe të kuptojë. Unë e kam marr rolin mbi vete këtë të them ty, duke prit që ti vëlla Erdogan je i gatshëm të dëgjosh dhe të kuptosh.

Për këtë të shkruaj këtë letër si këshillë e imja, pasi që akoma besoj në Erdoganin , i cili ka zemër dhe shpirt, i cili di çfarë do të thotë kjo porosi kur’anore. Akoma besoj se në mendjen tënde edhe shembulli i dytë i mirë nga praktika e Pejgamberit, me ç’rast pas çlirimit të Mekës ka shpallur se të gjithë ata që vendosen në shtëpinë e Ebu Sufjanit do të falen dhe do të jenë të sigurtë nga përndjekja. Në mesin e të falurve ishin edhe gruaja famëkeqe e Ebu Sufjanit Hinda, e cila nuk ka mundur të besoj se Pejgamberi do të e fal pas tërë asaj që ka bërë në betejën e Uhudit axhës së tij Hamzës. Pejgamberi e ka falë Hindën. Edhe më shumë se kjo, Pejgamberi e ka thirrë Vahshin e zi, i cili e ka qëlluar për vdekje axhën e tij, hazreti Hamzën në Uhud, që të pendohet.

Është një thënie e urtë, në rast se nuk të vrasin, atëherë të forcojnë. Kjo pikërisht me ty ka ndodh. Të kanë forcuar ata që kanë pas qëllimin të mos jesh më. Turqit e ndërgjegjshëm ishin me ty dhe pran teje atë natë kritike, kur xhunta ushtarake u ngrit të mbulojë në të zezë kombin turk. Bota e lirë e tërë ishte po ashtu me lirinë dhe demokracinë. As armiq të brendshëm dhe as të jashtëm nuk kanë mund të mbesin indiferent. Xhunta ushtarake dështoi. Por ka mbet shije e idhtë pas kësaj. Vështir ishte të vështrosh pamjet nga rrugët dhe urët e Stambollit se si qytetarët i ndjekin ushtarët dh oficerët turk. Por, ka diç që është e qartë për të gjithë, se populli turk ka mbet në këmbët e t’ia. As nuk u rrëzua e as nuk është dorëzuar para sulmeve të armiqve. As ti nuk ke rënë, e as që je dorëzuar. Ke mbet në këmbët e t’ua i drejtë dhe stoik me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e turqve, të cilëve në zemër është e vendosur liria dhe demokracia. Askush gjer tani nuk ka pas çastin historik ashtu sikurse ti e ke, kryetar Erdogan, në Turqinë e sotshme. Ti ke rast që në mënyrë më të bukur të ripërtërish shembullin e bukur të Pejgamberit. Ke rast historik të shpallësh amnistinë e përgjithshme për popullin turk, sikurse që ka bërë Pejgamberi ynë pasi që është kthyer në Mekë. Është koha që dikush nga liderët mysliman në botë të tregojë myslimanëve rrugën e pajtimit, rrugën e rahatisë shpirtërore, rrugën e kthimit drejt bazave themelore të islamit. Kërcënimet me dënime të rrepta, e jo thirrjet në pajtim pas pendimit dhe faljes, e çojnë ummetin në humnerë të rrezikshme. Thirrja e të huajve në ndihmë në ballafaqimin mes vete, nuk është në kuadër të mësimeve të Pejgamberit. Pejgamberi nuk ka thirrë askënd në ndihmë në ballafaqim me kushëritë e tij. Ka dit se në ndihmën e huaj në ballafaqim mes vete, nuk ka bereqet. Turqia nuk mund të bëhet e fortë pa ushtrinë e fortë dhe pa harmoninë vëllazërore dhe patriotike. Për këto dy sende është i nevojshëm hero i kalibrit Erdogan, i cili ka rastin të veprojë sipas sunetit të Pejgamberit dhe të shpallë se të gjithë ata që strehohen në shtëpinë e hoxhës do të jenë të amnistuar si nga përndjekja ashtu edhe nga dënimi. Allahu i lartë madhëruar ka shpallur ajetin kur’anor me rastin e çlirimit të Mekës:

” Bashkëpunoni në të mirën dhe devotshmërinë, e mos bashkëpunoni në mëkate dhe armiqësi”.

Kryetari i nderuar Erdogan, vetëm po ta dije sa është dëshira ime e madhe që të jesh më i lart nga vet vetja, të tregosh shembullin e mirë të pajtimit në mes gjithë turqve, të tregosh se nuk mund të mbizotërojë fyerja dhe kotësia! Vetëm po të kishe mundur të ndien se si rreh zemra ime për lumturinë dhe shpëtimin e ummetit! Vetëm po të kishe mundur të kuptosh sa jam i shqetësuar se çfarë do të jetë me neve në Bosnjë në rast se grindjet dhe gjakderdhjet në mes myslimanëve nuk ndalen, në rast se myslimanët me mes vete nuk pajtohen, në rast se ndonjë udhëheqës i madh nuk del dhe nuk thotë mjaft ishin vrasjet në mes myslimanëve, është koha për respektin e ndërsjellët në mes vete në diversitet!

Po cili do të mund të ishte ai lider mysliman në rast se nuk je ti, vëlla Erdogan, tani kur sytë e botës janë të fiksuara në fjalën tënde dhe veprën tënde. Disa të nxisin ashpër të kundërpërgjigjesh mbi kundërshtarët nga populli yt turk. Ata thonë se do të ndihmojnë me të madhe në këtë. Por, ka edhe të tillë të cilët të përkujtojnë në fjalët dhe veprat e pejgamberit tonë. Unë jam njëri nga ta, të cilët të këshillojnë të ndjekësh shembullin e Pejgamberit, si rrugë e sigurtë drejt suksesit në këtë dhe në botë tjetër për popullin turk dhe për ummetin tonë!

I dashuri kryetar Erdogan, unë të thash atë që e kisha në mend!

Allahun e kam dëshmitar se kam fol të vërtetën të cilën e kam në shpirt!
Turqia është populli i madh me përgjegjësi të madhe për paqe dhe pajtim në botën myslimane!

Bosnja është e vetëdijshme për veten e vet dhe fatin e saj në Ballkan!

Myslimanët janë të shqetësuar me gjendjen e ummetit(bashkësisë)!

Presin të shohin se çfarë do të bëjnë liderët e tyre!

Presin që liderët e tyre të mos i tradhtojnë!

Presin që mos t’i harrojnë dhe të mos i lenë në mëshirën e armikut!

Unë besoj në mirësinë tënde, kryetar Erdogan!

Besojë në urtësinë dhe guximin tënd të shpallësh amnistinë e përgjithshme!

Sikur të Pejgamberit!

Kjo është këshilla ime!

Le të të ndihmojë Allahu!

Amin!

5 COMMENTS

Comments are closed.