Në një tunel në Vankuver të Kanadasë, ka ndodhur një ngjarje që do t’i dëshpëronte shumë dashamirët e super-makinave.

Përplasja ka ndodhur në një tunel në mes Lamborghini Huracane dhe Ferrari 458 Italia.

Shoferët e kanë humbur kontrollin mbi këto makina italiane dhe janë ndeshur me vete, duke shkaktuar dëme që kërkojnë mjaftë para për rregullim, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, që të dy të rinjtë që janë në fillim të viteve të 20-ta, nuk kanë marrë ndonjë lëndim dhe pritet të dalin së shpejti para drejtësisë.

Nuk dihet saktë se si ka ndodhur ngjarja, por besohet se Huracane me 610 kuajfuqi ka rrëshqitur me pjesën e pasme, duke u përplasur në 458 Itali që ka 562 kuajfuqi.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka qenë ndeshje e shkaktuar nga pija, por nga mungesa e eksperiencës së shoferëve, me këto vetura sportive që janë shumë të shpejta.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/keshtu-ndodh-kur-perplasen-dy-makinat-te-shpejta-ne-bote/ […]

Comments are closed.