Nëse dëshironi dekorime të mira dhe me funksione interesante, atëherë mos kërkoni gjë tjetër pos lule.

Lulet e bukura jo vetëm që e pasurojnë me bukuri shtëpinë, por edhe e pastrojnë ajrin, ndihmojnë në krijimin e një ambienti më relaksues dhe më të qetë në dhomë, transmeton Telegrafi.

Të gjithë e dimë se shpenzimi i kohës në natyrë ndërlidhet me nivele të vogla të stresit, por hulumtuesit gjermanë, në vitin 2008 kishin zbuluar se edhe pacientët e spitalit, të cilët kishin pasur lule në dhomat e tyre, kishin raportuar për nivele më të vogla të stresit sesa pacientët pa lule në dhomat e tyre.

Prandaj, Telegrafi ju sjell bimën më të shëndetshme të të gjitha kohërave:

Aloe Vera

Xheli i bimës aloe ka një numër të madh të vetive shëruese. Jo vetëm që i lehtëson djegiet dhe prerjet e lëkurës, por edhe ndihmon në përmirësimin e kualitetit të ajrit në shtëpi.

Kjo bimë i heq të gjithë ndotësit e ajrit të cilët gjenden në detergjent të ndryshëm dhe, kur sasia e kimikaleve të dëmshme të jetë rritur, gjethet e kësaj lule fillojnë të marrin ngjyrë kafe.

Këshillë: Kjo bimë rritet më së miri nën rrezet e diellit.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/kete-lule-cdo-njeri-duhet-ta-mbaje-ne-shtepi-ja-pse/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: epavarura.com/kete-lule-cdo-njeri-duhet-ta-mbaje-ne-shtepi-ja-pse/ […]

Comments are closed.