Mediat botërore kanë bërë të ditur se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërguar një letër Presidentit të Rusisë Vladimir Putin duke i kërkuar që të bashkojnë forcat për të luftuar armiqtë e përbashkët. Gjatë viteve të Bashkimit Sovjetik, Rusia dhe Korea e Veriut mbanin lidhje të ngushta dhe Kremlini mbështeste programin e regjimit komunist të Koresë Veriore. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, marrëdhëniet u ndërprenë, por Vladimir Putin ka rizgjuar miqësinë.

Në vitin 2015 Putin ftoi diktatorin Kim Jong Un në një paradë në Moskë, por udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk shkoi. Ndërsa tani, Kim Jong kërkon që të forcojë miqësinë e tij me Presidentin rus, shkruan Syri.net.

“Shpreh bindjen se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, të bazuara në luftën e vështirë kundër armikut të përbashkët, do të zhvillohen në të njëjtën linjë me aspiratën dhe dëshirën e popujve të dy vendeve. Ju uroj suksese në punën tuaj dhe mirëqenie e prosperitet për popullin tuaj”, thuhet një njoftimin e Peniangut zyrtar.

Në përgjigje, Putin i uroi Kim Jongut shëndet të mirë dhe shpreson që dy vendet të arrijnë prosperitet të përbashkët.

Korea e Veriut ka rritur së tepërmi retorikën e saj kohët e fundit duke akuzuar Shtetet e Bashkuara rë Amerikës dhe duke kërcënuar me sulme bërthamore.

11 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/kim-jong-dergon-leter-vladimir-putinit-te-bashkojme-forcat-te-luftojme-armiqte-e-perbashket/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/kim-jong-dergon-leter-vladimir-putinit-te-bashkojme-forcat-te-luftojme-armiqte-e-perbashket/ […]

Comments are closed.