Në takimin e sivjetëm të G20-ës, mediat e mëdha perëndimore u përqëndruan në “polemikat” – që nga një incident me personelin e sigurisë të presidentit Obama, deri tek negociatat e vështira mes presidentëve amerikan dhe rus në skajet e samitit, shkruan Dmitry Babich në Russia Today.

“Një lexues i papërvojë, duke lexuar këtë mbulim mediatik, mund të mbërrijë në konkluzionin se grindjet mes gardës kineze dhe personelit të sigurisë të Obamës teksa avioni i tij afrohej, ishin më të rëndësishme se sa marrëveshja e G20-ës, për të modernizuar regjimin e tregtisë ndërkombëtare, apo edhe bisedat mes Xi e Obamës, Putinit dhe Erdoganit, Tereza Mayt dhe Putinit – të cilat ndodhën të gjitha gjatë këtyre dy ditëve në Hangzhou”.

Por, pavarësisht pretendimeve të shumtë në mediat perëndimore, në lidhje me “paparashikueshmërinë” e madje edhe “agresionin” e Rusisë dhe Kinës, mund të thuhet pa frikë, përmes fakteve, se konfrontimi nuk është zgjedhje e Kinës dhe Rusisë.

Për të gjetur burimet e konfrontimit, duhet të shihen burimet e “skenarëve provokues” dhe gjoja dokumentarët. Imitimet e dokumentarëve të “fundit të botës” që shfaqin imitime të pushtimeve, raporte televizive dhe artikuj sensacinalë mbi Kinën dhe Rusinë që pushtojnë fqinjët – nga dolën gjithë këta, mu në prag të samitit? Pothuajse të gjithë janë realizuar në po ata vende që pushtuan Irakun, bombarduan Libinë dhe i dhanë Afganistanit “asistencë ndërkombëtare për sigurinë”.

Por, sipas Babich, dallimet në stil dhe retorikë (optimizëm pozitive në anën ruso-kineze, konfrontim dhe mosbesim në anën e SHBA / BE) çuan në vendime të ndryshme politikash. Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe “Kali i tyre i Trojës në Evropë” Polonia (shprehje e shtypit diplomatik francez) kanë folur vazhdimisht për rritjen e kontingjenteve të motorizuara të NATO-s në shtetet baltike, ngjitur me Shën Petersburgun, Ministria ruse e Mbrojtjes ka ftuar Letoninë, Lituanianë, Estoninë dhe Finlandën, për konsultime mbi sigurinë e lëvizjeve ushtarake në zonën e Balltikut”.

Në të njëjtën mënyrë, ishte presidenti kinez Xi që thirri bashkëbiseduesin e tij, liderin japonez Shinzo Abe, për të rritur bashkëpunimin me Kinën në të gjitha sferat. Xi dhe Abe njoftuan se përfaqësuesit e ministrive të tyre të mbrojtjes do të takohen për të diskutuar masat e ndërtimit të besimit në Detin e Kinës Lindore.

Vetëm dy ditë më parë, në portin rus të Vladivostokut, Putini dhe Abe ranë dakord për të rifilluar dialogun mes Rusisë dhe Japonisë, që kish ngecur për shkak të problemit të ishujve Kurile. Për Rusinë, marrëdhëniet me Japoninë mbi kët çështjen janë të dhimbshme, pasi ishujt Kuril u bënë pjesë e territorit sovjetik si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, në të cilën 27 milionë rusë humbën jetën. Kina, e cila ka humbur 35 milionë, shumica e tyre në duart e agresorëve japonezë, ndan ndjenjat e Rusisë.

“Kjo është arsyeja pse Xi dhe Putin qëndruan krah për krah në paradën e vitit 2015 në Pekin. Është për të ardhur keq që presidenti amerikan nuk pranoi një ftesë për këtë paradë, duke preferuar fobitë anti-kineze dhe anti-ruse, në vend të diskutimeve mbi kërcënimet reale dhe kujtimet e luftërave të vërteta – jo të sajuara – të shekullit të 20-të. /Russia Today

5 COMMENTS

Comments are closed.