Ministri kinez i mbrojtjes Çang Vankvan ka paralajmëruar qytetarët që të përgatiten për Luftën e tretë botërore të ardhsme.”Ju kemi paralajmëruar me muajt se diç e madhe do të ndodh, por tani është e isgurtë dhe kemi konfirmimin për këtë”, ka deklaruar mistri kinez i mbrojtjes.

Ministri kinez i mbrojtjes Vankvan këtë ka deklaruar gjatë vizitës së kompleksit ushtarak në provincën Zejiang në lindje të vendit. Ai ka paralajmëruar se populli duhet të jetë i stërvitur dhe në rrjedha me sfidat mbrojtëse, pasi që po vehet në pyetje sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit .

Ministri gjithashtu ka paralajmëruar në kërcënimet e jashtme të atyre të cilët duan të kërcënojnë stabilitetin kombëtar. Pastaj e ngarkoi tërë aparatin shtetëror duke përfshirë ushtrinë dhe policinë, së bashku me qytetarët të përgatiten për mobilizim për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Kinës.

Analistët theksojnë se Kina është e bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë inkurajuar Filipinet në sfidimin e ishujve në Detin Jugor Kinez, ashtu që Amerika të merr kontrollin dhe të eksportojnë hapësirën për përfitimin e saj.

Projekti i ashtuquajtur”Mendimi i lirë” ka konfirmuar se mijëra anije dhe nëndetëse të tri flotave të ushtrisë popullore çlirimtare kineze po zbatojnë stërvitje të gjithanshme në lindje të vendit, si dhe në detin verior dhe jugor, duke shfrytëzuar municionin luftarak, duke treguar aftësinë e vetë mbrojtëse dhe sulmuese.

Lufta e Kinës me fqinjët e saj do të mund të ketë ndikim të rrezikshëm për tërë botën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa mëdyshje menjëherë do të ofronin ndihmën e vet aleatëve, ndërsa Kina dhe Rusia do t forconin lidhjet ushtarake që gjithashtu do të komplikojë edhe më shumë skenarin e tillë.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 98964 additional Info to that Topic: epavarura.com/kina-po-pergatitet-per-luften-e-trete-boterore/ […]

Comments are closed.