Kina sfidon GPS-në, gati të lëshojë 6 satelitë në hapësirë

9
88

Kina ka në plan të lëshojë në hapësirë 6 deri në 8 satelitë të llojit “BeiDou-3” brenda vitit 2017, në kuadër të sistemit të saj satelitor të lëvizjes.

Plani i qeverisë kineze është të dërgojë brenda vitit 2020 35 satelitë, për të krijuar një rrjet satelitor që të ofrojë shërbime lëvizjeje në mbarë botën.

Krahasuar me produktet e gjeneratës së mëhershme, modeli “BeiDou-3” është në gjendje të mbulojë një rreze më të gjerë veprimi dhe ka një jetëgjatësi prej 12 vjetësh.

I pagëzuar me emërin “Kostelacioni i madh dhe i thellë”, sistemi “BeiDou” është projektuar për të ofruar një alternativë ndaj GPS-së.

Një komunikatë e publikuar nga qeveria kineze dhjetorin e kaluar thoshte se, Kina pret që sistemi të ofrojë shërbimet bazë për një numër të kufizuar klientësh në vitin 2018 dhe të zgjerohet duke ofruar për çdo klient shërbime të detajuara brenda vitit 2020.

The post Kina sfidon GPS-në, gati të lëshojë 6 satelitë në hapësirë appeared first on Telegrafi.

Google search engine

9 COMMENTS