Kirurgët në Poloni thanë të enjten se ia kanë ngjitur me sukses një dorë të një njeriu të vdekur një njeriut të lindur pa të – duke pretenduar se ky është operacioni i parë në botë i kryer me sukses.

Deri më tani, një procedurë e tillë është kryer me sukses vetëm tek të porsalindurit e ngjitur në Indonezi dhe Kanada, tha Adam Domanasiewicz, që udhëhoqi ekipin e kirurgëve në Spitalin Wroclaw.

Transplanti u krye më 15 dhjetor në një operacion që zgjati 13 orë, transmeton Ilirianews.mk.

Deri më sot, pacienti ka mundur t’i lëvizë vetëm gishtat dhe jo gjithë dorën, por doktorët janë optimist se ai do të fitojë më shumë aftësi me kalimin e kohës.

3 COMMENTS

Comments are closed.