E veshur me vello e fustan të bardhë  në ditën e saj të madhe dhe të shumë  pritur, Rosemeire Silva Nascimento ndërroi jetë. Nusja braziliane e cila priste të bënte një hyrje spektakolare në dasmën e saj, u rrëzua dhe ndërroi jetë disa minuta para se helikopteri  të ulej.

Tragjedia i mori jetën dhe tre personave të tjerë të ekuipazhit sëbashku me vëllain e saj.

Infermierja 32-vjeçare kishte planifikuar një surprizë për të fejuarin e saj, Udirely Narques Damasceno, 34 vjeç, dhe për 300 të ftuarit e tyre me një hyrje mahnitëse duke fluturuar me helikopter në Sao Lourenco de Serra, një lagje e pasur e Sao Paolo.

Dhëndri mbeti i shokuar para altarit kur iu tha se nusja e tij vdiq.

Çdo nuse ka një ëndërr të bëj diçka të veçantë për ditën e madhe dhe për Rosemeire, ëndrra e saj ishte të shkonte në dasëm me helikopter pa e ditur kush më parë”, tha Carlos, një nga organizatorët e dasmës i cili ishte i vetmi që e dinte këtë surprizë.

wreckage-of-the-helicopter-that-crashed-in-sao-lourenco-da-serra-photo-brazilian-fire-department bride-who-wanted-to-surprise-her-groom-by-arriving-by-helicopter-in-her-wedding-dress-died-in-a-crash-photo-brazilian-fire-department the-helicopter-that-crashed-was-a-model-robinson-r44-facebook rosemeire-silva-nascimento-and-udirley-marques-damasceno-were-planning-to-marry-on-sunday-when-the-crash-occured-facebook image-of-the-helicopter-wreckage-that-crashed-in-sao-lourenco-da-serra-killing-4-people-photo-brazilian-fire-department burning-wreckage-of-the-helicopter-that-crashed-and-killed-a-bride-and-three-others-photo-brazilian-fire-department

5 COMMENTS

Comments are closed.