La Mara Salvatrucha, e njohur si MS-13, është banda më vrasëse dhe kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në botë.

E krijuar në Kaliforni, kjo bandë kriminale ka më shumë 6 mijë anëtarë në SHBA dhe mbi 30 mijë në botë.

Pjesëtarët e kësaj bande janë dënuar për shumë vepra kriminale (trafikim droge, trafikim me armë, vjedhje makinash, vrasje me pagesë, trafikim me qenie njerëzore dhe sulme të organizuara më së shumti në organet e drejtësisë).

Për këtë shkak kjo bandë kriminale tash një kohë të gjatë është nën vëzhgim të FBI (Shërbimi Federal për Hetime), i cili për luftë kundër kësaj bande ka formuar njësitin special në vitin 2014, transmeton Telegrafi.

Si u formua MS-13?

Emigrantët nga Salvadori, gjatë luftës qytetare në vendin e tyre, kanë gjetur strehim në SHBA, saktësisht në Los Angelos, ku edhe u krijua MS-13. Gjatë viteve në këtë bandë janë pranuar anëtarë nga Hondurasi, Guatemala, Meksika dhe vende të tjera të Amerikës Qendrore.

Anëtarët e kësaj bande shpesh mbajnë tatu dhe në rroba me numrin 13, që është edhe shenj mbrojtëse e kësaj bande.

Banda është rritur duke aplikuar rekrutimin agresiv të anëtarëve dhe bashkimin me grupet rivale.

Para katër vitesh MS-13 doli e para dhe aktualisht e vetmja bandë e rrugësh të cilën qeveria amerikane e ka klasifikuar “organizatë kriminale transnacionale”. Veç në SHBA MS-13 ka rreth 6 000 anëtarë, kurse në mbarë botën rreth 30 mijë.

Në betejat ndaj bandave rivale nuk kanë mëshirë dhe shfrytëzojnë të gjitha llojet e armatimit, nga shpatat deri te armët më të sofistikuara të zjarrit, transmeton Telegrafi.

Në Nju Jork disa anëtarë të bandës janë dënuar për vrasjen e shtatë personave, duke përshirë edhe dy tinejxherë, të cilët janë mbytur me shkopinj bejsbolli.

Në Hjuston dy anëtarë të MS-13 kanë kidnapuan vajzën dhe e mbytën gruan sipas ritualit satanik. Kur u nxorën para gjyqit për veprën e kryer, ata të hareshëm përshëndetnin me duar kamerat që po përcillnin gjykimin,

Shumica e anëtarëve janë tinejxherë, kurse shërbime e tyre i shfrytëzojnë edhe kartelët e drogës.

SHBA gjatë viteve kanë depërtuar shumë anëtarë të MS-13, por në këtë mënyrë sikur kanë zgjeruar rrjetin ndërkombëtar të këtij grupi kriminal.

3 COMMENTS