Një fotografi e Tupac me nënën e tij ka kohë që qarkullon në internet, dhe tani ajo ka ngritur pyetjet nëse reperi kishte apo jo një fëmijë sekret.

Përderisa shumica e dinë se artisti legjendar i hip-hopit dhe repit vdiq më 1996 dhe nuk kishte fëmijë, disa po pretendojnë se kjo foto e dëshmon se ai kishte një fëmijë.

Njerëzit po mendojnë se kjo është vajza e tij:

Përderisa ngjashmëria e reperit me këtë vajzë është e madhe, nuk duhet të harrojmë se njerëzit janë bërë shumë të aftë këto ditë në Photoshop, transmeton Gazeta Express.

Por siç duket, interneti po insiston në këtë teori, dhe madje thuhet se një foto tjetër e Tupac, e nënës së tij dhe një fëmije e dëshmon këtë.

Interneti pretendon gjithashtu se reperi Busta Rhymes duket se e konfirmoi këtë në albumin e tij When Disaster Strikes.

CD e tij ka një shënim që thotë: “Për Tupacun: ushtarin, luftëtarin, Allahu e bekoftë familjen tënde, vajzën tënde, nënën e saj, nënën tënde (Afeni Shakur). Pusho në paqe”.

11 COMMENTS

Comments are closed.