Email-et e publikuara nga Wikileaks mes Hillary Clinton dhe kryetarit të saj të fushatës presidenciale John Podesta tërheqin dyshimet në lidhje me luftën kundër Shtetit Islamik. Një prej tyre zbulon kandidaten presidenciale tek identifikon Arabinë Saudite dhe Katarin si mbështetës ‘financiarë dhe logjistikë’ të grupit terrorist.

Në kundërshtim me deklaratat e Katarit se ai nuk e mbështet Shtetin Islamik, Hillary Clinton me sa duket beson se ata janë në fakt duke siguruar ‘mbështetje të fshehtë financiare dhe logjistike për IS dhe grupet e tjera radikale sunite në rajon,’ sipas një email-i të 17 gushtit të 2014-ës, lëshuar nga wikiLeaks hënën.

‘Ndërsa ky operacion ushtarak/para-ushtarak është duke ecur përpara, ne kemi nevojë të përdorim asetet tona diplomatike dhe tradicionale të inteligjencës për të bërë presion mbi qeveritë e Katarit dhe Arabisë Saudite, të cilat ofrojnë mbështetje klandestine financiare dhe logjistike për ISIS dhe grupet e tjera radikale sunite në rajon,’ ka shkruar ajo për Podesta.

‘Kjo përpjekje do të rritet nga urdhri zyrtar i shkallëzuar deri në KRG [qeverinë rajonale kurde]. Katari dhe Arabia Saudite do të vihen në një pozicion politik të balancuar mes konkurrencës së tyre të vazhdueshme për të dominuar botën sunite dhe pasojave të presionit të rëndë të SHBA-ve,’ ka shtuar ajo.

Clinton e ka quajtur edhe Arabinë Saudite si mbështetëse të IS, një vend i cili ka qenë më parë i akuzuar për financimin e organizatave të tjera terroriste, të tilla si Al-Kaeda dhe talibanët. Mbretëria gjithashtu ka një politikë të torturës dhe ekzekutimeve publike, jo krejtësisht e ndryshme nga veprimet e IS.

Çfarë presioni ka në plan SHBA të ushtrojëë ndaj qeverisë saudite, kjo mbetet për t’u parë. Sidoqoftë, pas raportit të ashpër mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, raport i shfaqur në Komitetin e OKB-së mbi të Drejtat e e Fëmijëve, në qoftë se SHBA nuk do të ushtrojë presion mbi qeverinë, të tjerët mund ta bëjnë këtë.

Më herët këtë vit, u duk se Katari dhe SHBA-të bënë të paktën një bashkëpunim në përpjekje për të luftuar IS. Në qershor, bombarduesit amerikanë B-52 fluturuan në Bazën Ajrore Al Udeid, ku kishin vendosur të luftonin IS.

Arabia Saudite ka pohuar gjithashtu të jetë në anën e SHBA-ve në luftën kundër IS. Megjithatë, veprimet flasin më shumë se fjalët. Në shtator, një komandant i Al-Nusras i identifikuar si ‘Abu Al-Ezz’ deklaroi se si SHBA-të ashtu edhe aleatët e tyre të Gjirit Persik e kanë furnizuar grupin e tij me armë.

Ndërsa SHBA-të e kanë mohuar kategorikisht armatosjen e organizatës terroriste për të luftuar ISIS, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner u tha gazetarëve, ‘ka nga ata – jo SHBA – të cilët mbështesin grupe të ndryshme opozitare në Siri, dhe që mund të përpiqen edhe për armatosjen e tyre,’ dhe kjo gjë mund të çojë në përshkallëzim të situatës.

Podesta nuk është personi i parë që akuzon Arabinë Saudite për financim të ISIS. Në korrik, Nën-Komiteti Britanik i Punëve të Jashtme u kërkoi vendeve të Gjirit të ushtrojnë presion dhe pengesa ligjore për të parandaluar anëtarët e familjes mbretërore nga sponsorizimi i organizatave ekstremiste.

Shërbyesi i lartë civil nga Zyra e Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, Dan Chugg tha kur ‘bëhet fjalë për familjet mbretërore, krerët e pasur dhe gjëra të tilla, është e vështirë për disa nga këto vende që të dinë saktësisht se çfarë janë fondet e qeverisë.’

Ai la të kuptohet se Arabia Saudite ka dhuruar të holla në të kaluarën, duke thënë se Zyra e Jashtme duhet ‘të punojë me partnerët lokalë në rajon për të siguruar që ata kanë kapacitetin e nevojshëm që të zbatojnë me rigorozitet ligjet lokale, për të parandaluar financimin e Shtetit Islamik, në mënyrë që grupi të mos përfitojë nga donacionet në të ardhmen.’

ISIS dhe Al-Nusra mund të mos jenë grupet e vetme që përfitojnë nga paratë e shtetit të Gjirit. Në maj, New York Times raportoi se muslimanët në Kosovë janë duke u indoktrinuar në vehabizëm nga klerikët ekstremistë të cilët kanë marrë fonde nga Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe të tjerë.

Bamirësitë arabe filluan të shfaqeshin në Kosovë pas trazirave të luftërave ballkanike dhe u ofruan për të rindërtuar xhamitë dhe për të siguruar ndihmë në këmbim të ndjekjes së rregullave strikte islame, si kërkesa që gratë të vendosin shami.

Nëse financimi i Arabisë Saudite për të përhapur vehabizmin në Kosovë është si financimi i saj i dyshuar për IS, atëherë Shtetet e Bashkuara mund të jenë përfshirë në një luftë të madhe. Për shembull, Al Waqf Al Islami, një nga organizatat e financuara nga sauditët, është dendur me më shumë se 11 milionë $ nga viti 2000 deri në vitin 2012. / Gazeta Impakt

3 COMMENTS

Comments are closed.