Kofi Anan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB, të premten ka arritur në aeroportin e qytetit Situ të provincës Rakhin të Mianmarit për të hetuar vrasjen e myslimanëve Ruhingia nga ushtria e Mianmarit.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Kofi Anan dhe delegacioni që shoqëron atë, ka arritur në Mianmar në kohën kur në bazë të statistikave shtetërore, me qindra myslimanë Ruhingia janë vrarë nga ushtria e këtij vendi gjatë viteve të fundit. Kofi Anan pasi arriti në Mianmar u përball me një grup të opozitarëve të Qeverisë së Mianmarit. Ata kanë hedhur slogane dhe kanë kundërshtuar politikat e Aung San Suu Kyi, ministrja e punëve të jashtme dhe këshilltarja e lartë e Qeverisë së Mianmarit. Vlen të theksohet se dhuna e fundit e budistëve ekstremistë kundër myslimanëve Ruhingia, sidomos nga tetori i këtij viti e deri më tani, ka shkaktuar vrasjen e qindra personave dhe shpërnguljen e mbi 30 mijë myslimanëve Ruhingia.

3 COMMENTS

Comments are closed.