Gazeta shtetërore kineze “Global Times” ka sulmuar sërish presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, për bisedën telefonike që zhvilloi disa ditë më parë me presidentin e Tajvanit, për të cilin Kina pretendon se është territor i saj.

Sipas gazetës, sjellja e Trump rrit akoma më shumë shanset për pavarësinë e Tajvanit.

“Kjo mund të jetë koha e duhur për Kinën të riformulojnë politikën e saj lidhur me Tajvanin. Ta bëjmë përdorimin e forcës alternativë kryesore dhe të përgatitemi me kujdes për këtë. Kina duhet ta marrë Tajvanin me forcë. Paqja nuk i përket frikacakëve”, shkruan Global Times.

Media shtetërore kineze shkruan se, Trump është ende duke u përballur me betejat e tij në SHBA, lidhur me zgjedhjet dhe se mund të mos e marrë kurrë detyrën e presidentit:

“Koha do ta tregojë … Në çdo rast, farsa e fundit e ka bërë Kinën vigjilente”.

Tajvani, zyrtarisht i quajtur Republika e Kinës, dikur ishte pjesë e një vendi të bashkuar të sunduar nga Pekini. Megjithatë, kur komunistët kinezë morën kontrollin e vendit, ishulli i Tajvanit u bë fortesa e fundit e qeverisë së vjetër.

Sot, të dyja palët pretendojnë territoret e tjetrit, por shumica e vendeve e njohin regjimin komunist si qeverinë zyrtare në Taivan.

6 COMMENTS

Comments are closed.