Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima është i ftuari i sotëm i Dritan Hilës, në emisionin “Arena”.

Gjatë intervistës, Kokëdhima rrëfen se pse mbështeti Donald Trump për zgjedhjen e tij si president, ndërkohë që vet është i majtë.

Gjatë intervistës, Kokëdhima deklaron se si shikon si të rrezikshme implikimet e fondacionit Soros në zhvillimet politike në Shqipëri, duke nënvizuar se shpresonte që presidenti amerikan “do ta çlirojë diplomacinë ndërkombëtare nga ky ndikim në Shqipëri”.

Më tej, Kokëdhima u pyet edhe në lidhje me një raport të pretenduar të OSBE-së se ai është i lidhur me mafien ruse. Kokëdhima dha se një raport i tillë nuk ka ekzistuar dhe se ai ishte një fabrikim i mediave, apo “merove” siç i cilësoi ai.

I pyetur për prishjen e ndërtimeve në Himarë, Kokëdhima theksoi se shumë banorë nuk janë dëmshpërblyer për shkak se banesat e tyre ishin të pa legalizuara. Ai deklaroi se të gjithë ata që kanë ndërtuar përpara vitit 2013 duhet të dëmshpërblehen njësoj për banesat e tyre.

Kokëdhima deklaroi gjithashtu se koalicioni i Partisë Socialiste me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ishte i panevojshëm dhe i panatyrshëm.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 70714 more Info to that Topic: epavarura.com/kokedhima-sorosi-rrezikshem-per-shqiperine/ […]

Comments are closed.