Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, kolonët sionistë të enjten, në vazhdim të përdhosjes së xhamisë Al Aksa me mbështetjen edhe të ushtarëve izraelitë, kanë hyrë në këtë xhami nga ana e quajtur Bab Al Megaribe dhe e kanë përdhosur këtë vend të shenjtë. Sipas këtij raporti, pas hyrjes së kolonëve sionistë në xhaminë Al Aksa, xhemati palestinezë duke thirrur parulla anit-sioniste, është përleshur me ta. Ushtarët e regjimit sionist po ashtu sot duke sulmuar rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, me theks të veçantë Betlehemin dhe Nablusin, të paktën dhjetë palestinezë i kanë arrestuar. Ushtarët e regjimit sionist po ashtu të enjten duke shkelur armëpushimin në Gaza, kanë sulmuar pjesën lindore të Rafas në jug të Rripit të Gazës.

11 COMMENTS

Comments are closed.