Disa ditë më parë, u mor vesh se u vra Mohammad al-Adnani, oficeri kryesor propagandues dhe lideri i njohur i Shtetit Islamik. Al-Adnani ka qenë zëdhënësi jo zyrtar i ISIS-it ashtu si dhe i dyti në radhë pas Abu Bakr al-Baghdadi. Tani vetëm disa ditë pas vdekjes së tij, vendi i tij u zu nga koloneli i Forcave Speciale Tajik, Gulmurod Khalimov, i cili u betua për xhihad kundër perëndimit vitin e shkuar.

Tani që Khalimov është në pozicionin e ri, Shtetet e Bashkuara po përballen me një poshtërim të madh – pasi na del që Khalimov në fakt është trajnuar nga këshilltar amerikan. Për t’i përkeqësuar gjërat, ai ka ardhur në SHBA disa herë në mënyrë specifike për trajnime kundër terrorizmit nga Departamenti I Shtetit i Sigurisë Diplomatike të SHBA-së/program i Ndihmës kundër terrorizmit. Pa ditur gjë, Amerika ka trajnuar një nga kërcënimet më të mëdha në “përgjigje ndaj krizës, negociata pengjesh, drejtim me taktikë.”

Khalimov e dezertoi ISIS-in vitin e shkuar dhe u mirëprit krahëhapur nga ushtria e SHBA-së për shkak të afrimitetit me ushtrinë e SHBA-së dhe strategjitë e inteligjencës. Për ish-kolonelin e Forcave Speciale të trajnuar nga amerikanët, ky trajnim kushtoi shumë, pasi ai u promovua shpejt nga organizata terroriste dhe shpejt u bë komandanti i fushëbetejës së Irakut. Kjo lëvizje ishte e pazakontë për Shtetin Islamik, sepse nga ana tradicionale “vetëm komandantët e nivelit të parë dhe të dytë të cilët drejtojnë militantët në province [Nineveh]” drejtojnë forcat irakene. Këta militant qëndrojnë në hije në mënyrë që të mos “kapen dhe shkatërrohen” nga forcat e SHBA-së në Irak.

Khalimov ishte emëruar si Terroristi i Projekteve Globale nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, nën urdhrin ekzekutiv 13224 më 29 shtator 2015 – që synonte të ndalonte përhapjen e organizatave të liderëve të terrorit. Momentalisht, Departamenti i Shtetit të SHBA-së po ofron 3 milion $ shpërblim për Khalimov. Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Khalimov ishte përfshirë në 5 programe të financuara nga SHBA mes viteve 2003 dhe 2014:

“Khalimov është një ish-kolonel i operacioneve speciale Tajik, komandant policie dhe qitës ushtarak. Ai ishte komandanti i njësisë së operacioneve të policisë speciale në Ministrinë e Brendshme të Taxhikistanit. Ai tani është një antar i ISIL-it dhe rekrutues./ Gazeta Impakt

3 COMMENTS

Comments are closed.