Ato çfarë ndodhën ditën e diel mund të jenë kryer nga ana e vetëm një personi, por ky sulm mund të ketë lidhje me debatet publike që zhvillohet në 10 vitet e fundit në Kebek të Kanadasë.

Kanadaja prej sulmit të ndërmarr javën e kaluar ndaj një xhamie në qytetin Kebek Siti (Quebec City) nga ana e një personi që besonte në ekstremin e djathtë dhe në superioritetin e të bardhëve, me çrast janë vrarë myslimanët, është duke u ballafaquar me pyetje të vështira në lidhje me mjedisin liberal. Shtrohet pyetja se sa kanë ndikuar diskutimet publike që vazhdojnë brenda vendit në përjashtimin e myslimanëve në Kanada?

Vrasja e 6 myslimanëve në xhaminë e Qendrës Islame në qytetin Kebek Siti shkaktoi indinjatë të madhe në mbarë vendin. Halid Belkaxhemi (Khaled Belkacemi), Azedin Sufijan (Azzedine Soufiane), Ebubekir Thabti (Aboubaker Thabti), Abdulkerim Hasan (Abdelkrim Hassane), Mamadu Tanu Beri (Mamadou Tanou Barry) dhe Ibrahima Beri (Ibrahima Barry) ishin duke falur namazin para se sulmuesi 27-vjeçar Aleksadr Bisonet (Alexandre Bissonette) hyri në xhami dhe i vrau ata. Një pjesë e madhe këtë sulm e lidhi me retorikat e urrejtjes në rritje të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Danëlld Tramp (Donald Trump). Mund të thuhet se nuk janë në gabim, por e tërë kjo nuk përbëhet vetëm nga këto retorika.

Ato çfarë ndodhën ditën e diel mund të jenë kryer nga ana e vetëm një personi, por ky sulm mund të ketë lidhje me debatet publike që zhvillohet në 10 vitet e fundit në Kebek të Kanadasë.

Shumica e myslimanëve në Kebek, të cilët janë apo jo me origjinë arabe, janë fëmijët e ligjit nr. 101. Këtu janë përfshirë edhe qytetarët e vendeve si Tunizia, Algjeria, Maroku dhe Guineja, të cilat flasin gjuhën franceze.

Në vitin 2007 në Kebek u formua një komision me qëllim për të nxjerr në pah pikëpamjet e arsyeshme të kompromiseve kulturore të banorëve të Kebekut. Kjo në të njëjtën kohë njihet edhe si komisioni Bushard-Tejllor (Bouchard-Taylor). Në vitin 2008 komisioni në fjalë publikoi një raport të detajuar të quajtur “Ndërtimi i së ardhmes”. Sipas këtij raporti e ardhmja e grupeve etnike në Kebek ishte e paqartë dhe e gjithë kjo shërbeu vetëm për përhapjen e shqetësimeve shoqërore.

Vrasja e 6 myslimanëve, të përkulur në lutje ndaj Allahut duke kërkuar mëshirë prej tij, tregon qartë fuqinë e racizmit në retorikat politike. Këto retorika diskriminuese, raciste dhe islamofobe, të cilat vazhduan për 10 vjet në Kebek krijuan terren të përshtatshëm për rritjen e kësaj urrejtjeje. Dhe rezultatet ishin vdekjeprurëse. Prej sulmit të ditës së diel e këtej vetëm në Montreal janë kryer 14 sulme të urrejtjes ndaj myslimanëve. Mund të themi se Kebeku nuk ka problem me Trampin, por me islamofobinë.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/koment-islamofobia-ne-quebec-nuk-lindi-brenda-nates/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 31384 additional Information on that Topic: epavarura.com/koment-islamofobia-ne-quebec-nuk-lindi-brenda-nates/ […]

Comments are closed.