Në vitin 2015, arkeologë pranë Universitetit të Ri Bullgar në Sofie zbuluan një strukturë shumë të madhe të Epoës së Gurit në verilindje të Bullgarisë. me vendndodhje në Ishullin e Madh në Liqenin Durankulak, qyteti i gurtë, që mund të jetë i pari në historinë e Europës, ka ekzistuar mes viteve 5500 dhe 5400 para Krishtit. Banorët ndoshta i përkisnin kulturës Hamangia-Durankulak të Europës së mesit të Neolitit, një kulturë prehistorike me vendndodhje në Ballkan dhe përreth Detit të Zi. Në qendër të qytetit ndodhej një kompleks kulti, dy kate i lartë, dhe i mbuluar në mbi 200 metra katrorë. I pagëzuar me emrin “Dobrudzha Troy”, qyteti i gurtë ndoshta mori fund për shkak të një tërmeti. Gërmimet në vendndodhje, që nisën në vitet 1970, kanë zbuluar gjithashtu sende të shtrenjta, bakër dhe flori. Besohet se banorët e Dobrudzha Troy ishin ekspertë në farkëtim, dhe ka gjasë që të kenë tregtuar në të gjithë Mesdheun sendet që prodhonin. Nëse është e vërtetë, atëherë struktura më e madhe prehistorike në Europë mund të ketë qenë gjithashtu vendlindja e shkrirjes dhe punimit të metaleve.

6 COMMENTS

Comments are closed.