OPINION/ANALIZË

Konflikti i Sirisë ka qënë gjithmonë luftë e Izraelit

Nga Whitney Webb
Duke qënë se Izraeli, qëllimet e tij për të vazhduar ekzistencën, për t’u zgjeruar edhe më shumë si dhe për t’u shndërruar në fuqi rajonale i ka mbështetur gjithnjë në përçarjet e brendshme të vendeve fqinje nuk është e habitshme që tashmë që konflikti po shuhet t’i dalë menjëherë kundër këtij procesi.
Disa vite pas nxitjes së konfliktit sirian në mënyrë gjithnjë të fshehtë, Shtetet e Bashkuara pak kohë më parë dukej se po tërhiqej nga mbrojtja e idesë për të ndërhyrë ushtarakisht në territoret e Sirisë në mënyrë të armatosur dhe në vend të këtij mendimi kanë zgjedhur t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre për hapje lufte dhe destabilizimin në territore të tjera. Pasoja e ndërmarrjes sëkëtij hapi, mesa mund të duket në sipërfaqe ka qenë arritja në njëpërfundim të konfliktit të gjatë që tani po hyn në vitin e shtatënë Siri..
E mbështetur nga Rusia, Irani dhe Libani, qeveria siriane,nën udhëheqjen e presidentit Bashar al-Assad ka arritur që deri në ktë pikë të konfliktit të rimarrë kontrollin e pjesëve më të mëdha të territorit dhe të mbijetojë gjatë gjithë kësaj kohe duke u fuqizuar më kundrejt sulmeve të financuara kryesisht nga jashtë dhtetit. Si rezultat, shumë qeveri që kanë ruajtur rol në financimin dhe armatosjen e të ashtuquajturës opozitë “të moderuar”, kanë filluar të tërhiqen, duke mos dëshiruar të testojnë më tej elasticitetin e Asadit apo të popullit sirian.
Ndërkohë që disa parashikojnë përfundimin e shumëpritur të konfliktit sirian, kërcënimet e kohëve të fundit nga qeveria e Izraelit për të vrarë Assadin duke bombarduar vendbanimin e tij dukej se ka qëë një zhvillim tërësisht i paparashikuar. Sipas gazetës Jerusalem Post, një zyrtar i lartë izraelit që ka shoqëruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu gjatë një vizitë të kohëve të fundit në Rusi, paralajmëroi Kremlinin se nëse Irani vazhdon të “zgjeroi shtrirjen e tij” në Siri, Izraeli do të bombardojë pallatin presidencial në Damask.
Sidoqoftë, komente të këtij llojitë Izraelit nuk duhet të përbëjnë ndonjë surprizë, pasi konflikti në Siri i financuar dhe i mbështeturnga jashtë ka qënë gjithmonë lufta e Izraelit. E vetmja surprizë e vërtetë në këtë mes është fakti se Izraeli po mbetet gjithnjë e më shumë i vetëm në nxitjen e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
WikiLeaks hedh dritë mbi burimet e luftës
Pavarësisht se Izraelika arritur të shmangë me sukses të mosshfaqjet si një nga aktorët më të rëndësishëm në përpjekjet për të larguar Assadin nga pushteti, Izraeli ka luajtur prej kohësh rolin e udhëheqësit të këtij plani, i cili rrjedh kryesisht nga armiqësitë e gjatë midis dy kombeve, si dhe ambiciet rajonale që kërkon të arrijë Izraeli. Bisedat diplomatike të Departamentit të Shtetit të publikuara nga WikiLeaks kanë bërë me dije se në vitin 2006, pesë vjet përpara se të bëhet i dukshëm konflikti në Siri, qeveria e Izraelit kishte nisur një plan për të përmbysur qeverinë e Asadit duke krijuar një shpërbërje në disashtetesektaretë Sirisë, duke krijuar paranoje brenda rangjeve më të larta të qeverisë siriane dhe izolimin e Sirisë nga aleati më i fortë rajonal i saj, Irani.
Më pas, Izraeli iatrasmetoi këtë plan edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat pasi u njohën me planin do të përfshinin Arabinë Saudite, Turqinë, Katarin dhe Egjiptin në nxitjen e “shkatërrimit” të regjimit të Asadit si një mënyrë për të dobësuar si Iranin ashtu edhe Hizbullahun, gjë që do të sille automatikisht fuqizimin e Izraelit dhe monarkive të tjera të Gjirit, dy forca në dukje të ndryshme në rajon që po bëhen gjithnjë e më shumë bashkëpunuese me njëri-tjetrin.
Mailet epublikuara në flasë që i përkasin ish-sekretaressë shtetit Hillary Clinton bëjnë me dije për të gjithë edhe më tej rolin e Izraelit në lidhje me kontributin e fshehtë të krijimit tëkonfliktit dhe rolin e tij të qartë në sigurimin e përfshirjes së SHBA-së dhe vendeve të tjera në zbatimin e planit të tij për largimin e Assadit nga qeveria. Një email, i dërguar nga Clinton tek këshilltari i saj Jacob Sullivan, argumenton se Izraeli është i bindur se Irani do të humbiste “aleatin e tij të vetëm” në rajon në momentin qëqeveria e Asadit do të rrëzohej.
Për më tepër, në këto biseda thuhet se “Rënia e Shtëpisë së Asadit mund të ndezë një luftë sektare mes shiitëve dhe sunitëve të rajonit të cilët janë në shumicë, gjëqë do të tërheqë edhe Iranin, që sipas mendimit të komandantëve izraelitë nuk do të përbënte ndonjë një gjë të keqe për Izraelin dhe Aleatë perëndimorë.” Kjo luftë e mundshme sektare është perceptuar si një faktor i mundshëm që mund të luaj një rol të rëndësishëm për rënien eventuale të qeverisë aktuale të Iranit.
Në një tjetër email të Clintonit tëpublikuar nga WikiLeaks thuhet se:
Mënyra më e mirë për të ndihmuar Izraelin që të mund të përballojë zhvillimin e aftësive bërthamore të Iranit është të ndihmojë popullin e Sirisë të rrëzojë regjimin e Bashar Assadit, më pas ajo ka dërguar një mail në vazhdim ku thoshte se: Rrëzimi i Asadit nga pushteti jo vetëm që do të ishte një ndihmë masive përsa i përket sigurisë nacionale të Izraelit, por do të lehtësonte gjithashtu edhe frikën e kuptueshme që ka kultivuar Izraelit në lidhje humbjen e monopolit të tij bërthamor në rajon.”
Po kështu, në mail vihen në dukje edhe më tepër:
“Për të arritur një ndërhyrje të suksesshme në Siri do të nevojitej një udhëheqje e konsiderueshme diplomatike dhe ushtarake nga Shtetet e Bashkuara (…) armatosja e rebelëve sirianë si dhe përdorimi i fuqisë ajrore perëndimore për të goditur helikopterët dhe avionët ushtarakë sirianë është një mënyrë tepër efektive e arritjes së një fitoreje por me njëkosto të ulët.”
Për t’u shprehur edhe më qartë, vendimi i SHBA-së për të shpenzuar mbi 1 miliardë dollarë deri në vitin 2015 për të armatosur “rebelët”, të cilët janë të lidhur me terrorizmin në Siri dhe për të kërkuar ndihmën e eksportuesve të terrorizmit të Vehabijve të këtillë si Arabia Saudite dhe Katari në mënyrë që të fusin ilegalisht në vend armë dhe fonde për këto grupe të njëjta, është nxitur pikërisht nga Izraeli, i cili jo vetëm që hartoi planin origjinal për konfliktin sirian, por edhe udhëhoqi përfshirjen e SHBA-së duke ushtruar ndikimin e tij të njohur të fuqishëm mbi politikën e jashtme të këtij vendi.
Ndihma ndaj rebelëve
Gjithësesi, Izraeli ka bërë shumë më shumë se sa vetëm të nxiste fshehurazi dhe të drejtonte financimin e “rebelëve” të opozitës:gjatë gjithë periudhësgjashtë vjeçaretë vazhdueshmërisë së këtij konflikti, Izraeli ka financuar fshehurazi dhe duke ndihmuar grupet opozitare, duke përfshirë këtu edhe ato grupe që kanë lidhje të fshehta terroriste,
Përfshirja izraelite në financimin e drejtpërdrejtë dhe ndihmën ndaj “rebelëve” sirianë ka qënë një gjë e dyshuar për vite të tërëpërpara se kjo gjëtë bëhej zyrtarisht publike nganjë artikull i publikuar nëWall Street Journal në qershor të këtij viti. Në këtë artikull ështëzbluar se Izraeli që nga fillimi i konfliktit kishte “furnizuar rebelët sirianë që gjenden pranë kufirit të tij me para të gatshme, si dhe me ndihma ushqimore, lëndë djegëse dhe furnizime mjekësore për vite me rradhë, gje e cila konsiston nënjë angazhim aktiv sekret në luftën civile të vendit armik që synon të formojë një zonë tampone tëpopulluar vetëm nga forcat miqësore.” Përpos këtyre, Izraeli gjithashtu ka dërguar shpesh herë“rebelë” të plagosurë në Izrael për trajtim mjekësor, një politikë që Izraeli shpesh e paraqet sikur të ishte një “përpjekje humanitare”.
Këto forca “miqësore” ishin grupe të armatosura që ose formoheshin nga ose ishin aleate me Frontin Al-Nusra, një nga degësimet e al-Kaidës të ndodhur në Siri, i njohur për kryerjen e mizorive kundër dhe vrasjen e mijëra civilëve sirianë për shkak të përkatësive të tyre fetare dhe etnike. Që nga viti 2013, grupet terroriste të al-Kaedës kanë dominuar “zonën e ndarë prej 8 kilometrash në Golan”. Izraeli ka deklaruar zyrtarisht se këta luftëtarë janë pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështeturë nga koalicioni i SHBA-së. Sidoqoftë, prej kohësh tashmë është një fakt i njohur se shumica dërrmuese e grupeve që përbëjnë Ushtrië e Lirë Sirianei kanë premtuar besnikërinë e tyre Frontit Al-Nusra të lidhur me al-Kaidën dhe se ata që ende luftojnë nën flamurin e Ushtrisë së Lirë Siriane takohen me antarë tëal-Nusraspothuajse çdo ditë .
Mbështetja që ka dhënë Izraeli për grupet terroriste ka kaluar edhe përtej trajtimit mjekësor, furnizimeve ushqimore dhe parave të gatshme. Është zbuluar gjithashtu se ushtria izraelite gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar në komunikim të rregullt me ​​këto grupe terroriste dhe madje ka dhënë ndihmë financiare “për të paguar pagat e luftëtarëve dhe për të blerë municione dhe armë”. Përveç kësaj, në momentet kur pozicionet e grupeve “rebelë”, të financuara, të armatosura dhe të paguara nga Izraeli gjendeshin në rrezik për t’u mundur nga forcat qeveritare siriane, Izraeli ka ndërhyrë drejtpërdrejt në bombardimin e objektivave sirianë. Për shembull, në qershor të këtij viti, Izraeli ka sulmuar disa pozicione ushtarake siriane, duke ngritur pretendimin se një bllok i humbur kishte rënë në kufijtë e lartësive të Golanit, të cilat në të vërtetë janë pjesë e Sirisë që ka qenë prej kohësh e pushtuar tashmë nga Izraeli. Sidoqoftë, sulmi përputhej me përkrahjen e ushtrisë siriane kundër grupeve “rebele” që Izraeli e ka kultivuar gjatë si pjesë e të ashtuquajturit “zonë tampon”.
Për më tepër, Izraeli ka organizuar brenda Sirisë “me dhjetra dhe dhjetëra herë” sulme gjë të cilën e ka pranuaredhe Netanjahu jo shumë kohë më parë. Më fillimet e këtij viti, Izraeli ka kërcënuar gjithashtu se “do të shkatërronte” mbrojtjen ajrore të Sirisë pasi ushtria siriane kishte lëshuar raketa në avionët luftarakë izraelitë që synonin të godisnin objektiva brenda Sirisë.
Gjithashtu qëndrimi i Izraelit ndaj Daesh (ISIS) është akoma edhe më i qartë. Në qershor të vitit të kaluar, shefi i shërbimeve të inteligjencës ushtarake të Izraelit, Gjeneralmajori Herzi Halevika deklaruar haptasi se Izraeli nuk dëshiron ta shohë Daesh-in të mundur në Siri – gjithashtu ai ka shprehur shqetësimin për sulmet kundër territorit që po i drejtohen Daesh-it dhe ka shprehurankesën e tij për situatën e tyre “më të vështirë” se kurrë më parë. Para komenteve të Halevi, zyrtarët izraelitë janë shprehur rregullisht se do të ishte mëe preferueshme për ata qëDaesh të pushtontetë gjithëterritorin e Sirisë sesa qeveria e Asadit të vazhdonte të ekzistonte. Këto komente kanë bërë jehonë edhe brenda grupeve të ekspertëve izraelitë dhe NATO-s, një prej të cilëve e quajti Daeshin “një mjet të dobishëm për të minuar” Iranin, Hizbullahun, Sirinë dhe Rusinë, pavarësisht nga taktikat barbare të Daesh-it, krimeve tëluftës, skllavërimittë grave dhe përpjekjeve të tyre për pastrim etnik.
Axhenda e gjërë gjeopolitike e Izraelit
Megjithëse mbështetja e Izraelitpër terroristët vehabistë si Daesh (ISIS-i) dhe al-Nusra mund të duket kundër gjithë argumentëve sipërfaqësorë, qëllimi kryesor i Izraelit për të dëbuar Asadin nga pushteti bazohet në qëllimet strategjike gjeopolitike dhe ekonomike që Izraeli është i vendosur të përmbushë me çdo kusht. Ndërkohë që Izraeli e përmend shpesh Iranin si pretekst për përfshirjen e saj në Siri, motivuesit më të fuqishëm për pjesëmarrjen e Izraelit në shkatërrimin e fqinjit të tij verior janë zgjerimi i territorit dhe të burimeve të naftës.
Një nga arsyet më të qartë për Izraelinqë të jetë i interesuar në destabilizimin e Sirisë është aftësia e tij për të ushtruar kontroll të mëtejshëm në kodrat e Golanin, një zonë që i përket Sirisë por që Izraeli e ka pushtuar në mënyrë të paligjshme që nga viti 1967 dhe e ka bashkangjitur në me territoret e tij në vitin 1981. Pavarësisht mbushjes së këtij territori me vendbanime të paligjshme dhe ushtarake, Izraeli nuk ka qenë në gjendje të bindë bashkësinë ndërkombëtare dhe madje edhe aleatët e saj më të ngushtë siç është SHBA-ja, që ta njohin sovranitetin e tij mbi këtë territor. Pavarësisht kësaj, konflikti në Siri ka treguar të jetë i dobishëm për këtë qëllim, duke i lejuar Izraelit të dërgojë edhe më shumë vendbanime në Golan, rreth 100,000 banorë në pesë vjet.
Kryesisht, Izraeli është i interesuar të fitojë kontroll mbi Golan për arsye ekonomike, për shkak të rezervave të naftës që gjenden nëterritorin që ka pushtuar, territor i cili vlerësohetse përmban“miliarda fuçi”. Duke marrë parasysh mbulimin që i ofron konflikti i vazhdueshëm në Siri, dega izraelite e një kompanie amerikane të naftës – investitorët e të cilëve përfshijnë Dick Cheney, Jacob Rothschild dhe Rupert Murdoch – kanë shpuar puse eksploruese në të gjithë rajonin, duke qënë se statusi i pasigurt territorial i Golanit pengon Izraelin që të shfrytëzojë financiarisht burimet në rajon.
Pavarësisht sedispozitat e së drejtës ndërkombëtare e ndalojnë, Izraeli është i etur të përdorë ato rezerva, pasi ata kanë potencialin që “ta kthejnë Izraelin në një vend me energji të vetë-mjaftueshme”. Duke u nisur nga kjo objektivë Izraeli ka ofruar, sipas planit Galant, “të rindërtojë” Sirinë me miliarda dollarë që vijnë nga tatimpagues të SHBA–së në shkëmbim që t’i lihen Kodrat e Golanit –pavarësisht se këtij plani nuk i është dhënëasnjë rëndësi nga ndonjë palët e përfshira, përveç Izraelit që e ka propozuar.
Duke marrë parasysh situatën aktuale, rrëzimii Asadit dhe zëvendësimi i qeverisë së tij me një qeveri miqësore ndaj interesave izraelite dhe perëndimore është mënyra e vetme e vërtetë e Izraelit për të fituar kontrol për përdorjen e burimeve energjetike të Kodrave tëGolanit për vete.
Pengjet po bllokojnë qëllimin e fundëm të Izraelit
Përveç qëllimeve për të fituar kontroll mbi burimet e naftës dhe territorit në lartësitë e Golanit, Izraeli është gjithashtu duke u përpjekur të zgjerohet edhe përtej këtij territori me qëllim që të ushtrojë ndikimi më të madh dhe të bëhet një “superfuqi” e rajonit. Kjo ambicie përshkruhet në Planin Yinon, një strategji që synon të sigurojë superioritetin rajonal të Izraelit në rajonin e Lindjes së Mesme që kryesisht përfshin rikonfigurimin e të gjithë botës arabe dhe shpërbërjen e shteteve aktualenë shtete më të vogla dhe më të dobëta me bazë sektare. Një pikëpamje e këtillë është shfaqur në mbështetjen e Izraelit për ndarjen e Irakut dhe Sirisë, duke qënë se ata kanë dhënëmbështetjen për krijimin e një shteti separatist kurd në territorin e këtyre dy vende.
Ky synim, në mënyrë të veçantë, shpjegon kryesisht obsesionin që ka Izraelipërpengimin e ndikimit iranian në Lindjen e Mesme, qoftë në Siri apo edhe në vende të tjera. Irani, më shumë se çdo komb tjetër në rajon ka më shumë gjasa të kërcënojë statusin e “superfuqisë” që Izraeli kërkon të fitojë për vete, si dhe arsyeja që Irani po i humbet monopolin që ka pasur deri më tani Izraelisi e vetmja fuqi bërthamore e rajonit.
Duke pasur parasysh interesat e Izraelit për të parë rrëzuar nga pushteti Asadin dhe shpërbërjen e Sirisë, nuk është e habitshme që retorika politike izraelite ka arritur lartësi të reja të kërcënimevendërsa Tel Avivi po shfaqet gjithnjë e më shumë i shqetësuar se konflikti që e ka udhëhequr vetë deri më tani mund të shkaktojë dështim. Para komenteve eksplozive në lidhje me kërcënimet izraelite për të bombarduar rezidencën e Asadit, një ministër i qeverisë izraelite në mënyrë anonime fajësoi SHBA-nëse është duke mbështetur Sirinë, një veprim ky që tregon se Amerika është dukesakrifikuar interesat izraelite.
“Është hera e dytë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës rradhazi e kanë goditur pas shpine Izraelin. Hera e parë ishte kur bënë marrëveshjen bërthamore me Iranin, ndërsa hera e dytë ishte kur SHBA-ja injoroi faktin se Irani [nëpërmjet Sirisë] ka rritur ndikueshmërinë drejt Mesdheut dhe kufirit verior të Izraelit.”
Jo vetëm kaq: vetëm disa kohë më parë Izraeli ka premtuar se “do të anulojë” marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar mes Rusisë dhe SHBA-së me mbështetjen siriane dhe iraniane nëse nuk përmbush kërkesat e Izraelit – një ultimatum ky i bazuar në terma mjaft subjektivë, duke qenë se janë shprehur me termin e paqartë “nevojat e Izraelit”. Përgjigja e Izraelit edhe njëherë tjetër tregon perceptimin në mesin e zyrtarëve në Tel Aviv se konflikti sirian është i një rëndësie parësore për interesat gjeopolitike izraelite.
Për më tepër, duke pasur parasysh se përgjigjja e sugjeruar deri më tani nga zyrtarët izraelitë, në më shumë se një herë të vetme ka qenë që të vrisnin presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Sirisë, mjetet e parashikuara të Izraelit “për anullimin” e marrëveshjes së armëpushimit ka gjasa të ketë implikime shpërthyese. Izraeli, me sa duket refuzon të pranojë se konflikti që ka orkestruar nuk po shkon siç kishte parashikuar dhe nuk mund të përfundojë siç është planifikuar dhe tani është i gatshëm ta përshkallëzojë situatën në mënyrë ushtarake, me ose pa aleatë, duke përhapur një konflikt të rrezikshëm me implikime globale.
Burimi : Mint Press / ML